Ja kush janë fajtorët e emigrimit të kosovarëve në Gjermani !

Date:

Gjermania në Kosovë llogaritet si shteti i ëndrrave. Legalisht apo ilegalisht, shumica e të rinjve kosovarë kërkojnë një të ardhme më të ndritshme. Sipas një vizite që i është bërë Prishtinës, fajtorë kryesorë për këtë janë Televizioni RTL II dhe seriali „Die Geissens“.

 

 

Si duket, epoka e „Shacit“ në Kosovë, shtetit më të ri në Europë, është në përfundim e sipër, shkruan „Handelsblatt.com“, transmeton „Shtegu.com“. „Shaci“ kosovarët e përdorin këtë shprehje për bashkëkombasit e tyre emigrantë, si përzierje e zilisë dhe admirimit. Gjatë verës, shumica e migrantëve kthehen për pushime në vendlindje, zakonisht me vetura luksoze gjermane të shkallës së mesme, por edhe asaj të lartë. Mercedes, Audi, BMë janë simbolet e statusit të migrantëve të suksesshëm.

 

 

Fjala „Gjermani“ është gjithnjë e pranishme në kokat e ish azilkërkuesve dhe refugjatëve potencialë. Pasqyra e migrantëve nuk është e rrëfyer vetëm nga dëshmitë fantastike të të kthyerve, por para së gjithash nga televizionet gjermane RTL, Sat 1, RTL II, ARD dhe ZDF, frekunecat e të cilave mund të shikohen jo vetëm në Prishtinë, por edhe në tërë shtetin kosovar. Serialet para mbrëmjes dhe filmat aksionarë për personat e bukur e të pasur, në shtëpitë e tyre të pasura dhe udhëtimet përreth rruzullit tokësor, vetëm sa ua shtojnë edhe më tepër oreksin. Psh, „Die Geissens“, një dokumentar për familjen milonere të cilin e emeton Televizioni RTL II, në Kosovë pothuajse të gjithë i njohin.

 

 

Serialet gjermane nuk janë të sinkronizuara, kështuqë nuk është befasi që shumica e kosovarëve përmes kësaj e kuptojnë gjermanishten, bile disa edhe flasin ngapak. Kjo është një përparësi e madhe, po të synohet ilegalisht Perëndimi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...