Ja çfarë tmerri përjetoi kosovarja 23-vjeçare në Lugano të Zvicrës
16:05:32 2017-01-28
Një kosovare 23-vjeçare nga Kantoni i Tiçinos nuk ka guxuar ta lëshojë banesën e bashkëshortit të saj. Në ndërkohë, ajo ka arritur të arratiset nga banesa dhe shpjegon tmerrin që e ka përjetuar.
Për tetë muaj me radhë ajo ishte e burgosur, ndërsa familja e bashkëshoritit të saj e ka luajtur rolin gardianit: Kështu e ka filluar rrëfimin e saj Fatimja 23-vjeçare nga Kosova, e cila tmerrin e ka përjetuar në një banesë në Kantonin e Tiçinos në Zvicër.
„Ata më vëzhgonin ditë e natë. Jo vetëm që nuk më linin të dal e vetme jashtë, por edhe nuk më lejonin të dal me vajzën time në parkun i cili gjendej në afërsi të banesës“. E gjithë kjo kishte ndodhur, pasi ata kanë menduar se ajo do të arratisej. Gruaja e re jo vetëm që ishte ngujuar, por edhe ishte rrahur rregullisht, shkraun e përditshmja zvicerane italofone „20 Minuti“, njofton „Shtegu.com“.
Para se të martohej, bashkëshorti i saj nuk e kishte njohur Fatimen, pasi familja e tij e kishte rregulluar martesën. „Para se të martoheshim, jemi takuar vetëm një herë të vetme, pasi ashtu rrjedhin gjerat tek ne“, pohon Fatimja.
Situata ishte vështirësuar me lindjen e vajzës së përbashkët: „Papritmas, bashkëshorti im u shndërruar në një person krejt të ndryshëm, gjaknxehtë dhe i dhunshëm“. Por, rasti i Fatimes nuk mbeti pa u vërejtur, pasi fqinjët e brengosur disa herë e kishin alarmuar policinë, pasi i kishin dëgjuar ofkëllimat e saj. Për të shpëtuar nga ferri, Fatimja kishte arritur të largohej personalisht. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, një ditë ajo kishte arritur të largohej më fëmijën e saj. „Nuk kisha asgjë me vete përpos karrocës për fëmijë. Jo vetëm që nuk dija asnjë fjalë italiane, por edhe nuk njihja askend“, ka vazhduar më tej Fatimja.
Pas arratisjes nga banesa, Fatimja ka ngirutr kallëzim penal ndaj bashkëshortit dhe tashmë ka filluar një proces gjyqësor ndaj tij. Në Zvicër janë disa raste të rralla sikurse ai i Fatimes, por ka raste të shumta të dhunës familjare: Sipas Këshillimores për gra në Qytetin e Luganos, vetëm gjatë vitit të kaluar, për shkak të dhunës familjare janë arratisur rreth 300 gra, ndërsa situata të tilla ndodhin për shkak të martesës së aranzhuar nga prindërit.
Tashmë, Fatimja jeton në liri, por frika e saj mbetet shoqërues i vazhdueshëm:, pasi familja e bashkëshoritit e ka kërcënuar me jetë.