Italiani i ndershëm i gjen rreth 30 mijë franga zvicerane dhe të gjitha i kthen

Date:

14:27:40                2019-02-22

 

 

Kore e fortë, tul i butë. Si pastrues i vendit të ndodhive, Francesco Brighina (56) ka pastruar banesën e një të vdekuri në Aarau (83), ku ai gjen 29,500 franga dhe pastaj i paraqet.

Francesco Brighina (56) nga Buchs AG, pothuajse çdo ditë merret me vdekjen. Pasi, nëse ndokush vdes, ai i fshin gjurmët e një personi të vdekur ose duhet të pastrojë të gjithë banesën. Kjo është puna e tij. Për gati dhjetë vjet, ai është duke punuar si një pastrues i vendit të ndodhive, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjell Shtegu.com.

Ajo që tingëllon si krim, në shumicën e rasteve, nuk ka të bëjë fare me të: Shkaku i vdekjes është sekondar për prpfesionin e Brighina. Por përnjëherë, Brighina nuk kishte të bënte vetëm me gjurmët e vdekjes, por edhe me 29’500 franga para të gatshme në dorë. Duke pastruar një shtëpi në Aarau, pas një rast vdekjeje, ai i gjeti paratë. Dhe, ky person i ndershëm i dorëzoi ato tek menaxheri i pronës!

Për Brighina, vendimi ishte gjithmonë i qartë: „Paraja nuk është e rëndësishme. Liria, paqja dhe shëndeti janë më të rëndësishme për mua në jetë“.
Meqenëse i ndjeri kishte lënë një testament, menaxheri i pronës do t’ia dorëzojë paratë avokatit përgjegjës për trashëgiminë, përcjell Shtegu.com.

Edhe pse Brighina nuk e di se cili trashëgimtar do t`i marr paratë, ai pohon: „Në çfarëdo mënyrem, unë do të vazhdij punën time. Dhe unë jam më i lumtur, kur për çdo ditë kthehem në shtëpi për të bërë një dush dhe të pi një kafe. Kjo është më e vlefshme se sa paratë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...