Itali: Rrokulliset vetura e një shtetasi maqedonas

Date:

Një shtetas maqedonas ka shkaktuar një aksident në Itali, gjatë mbrëmjes të së shtunës, në fshatin Montan.

 

 

Njëzetedyvjeçari ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij nga Cavalese në drejtim të Montan, kur rreth orës 18.00, në një kthesë të rrezikshme ai ka humbur kontrollin mbi veturë.
Vetura është rrokullisur, ndërsa vozitësi ka pësuar lëndime të dukshme trupore.

 
Ekipi i emergjencës nga Unterland, menjëherë e kë dërguar të lënduarin në spitalin e afërt në Bolzano, ndërsa ekipi zjarrfikës vullnetar i Montan është përkujdesur për rregullimin dhe pastrimin e vendit të ngjarjes.

 
Policia italiane menjëherë i ka filluar hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...