Intervistë e drejtorit të „Albinfo“ për „Blick“: „Prishtina më e sigurt se Cyrihu“

49 Lexime

19:34:26                    2017-05-11

 

 

 

 

 

Zvicerani Kurt Trachsel për momentin është ambasadori më i mirë për Kosovën. Me prejardhje nga Kantoni i Bernës, ai tashmë 14 vite është duke jetuar në Kosovë dhe paraqet një pasqyrë plotësisht të re për vendin e tronditur nga kriza. Kështu shkruan „Blick“, duke intervistuar politologun e njohur shqiptar nga Zvicra, Bashkim Iseni (45) dhe njëherit themelues i platformës shqiptare në Zvicër „Albinfo.ch“, i cili me kënqaësi flet për hapin e guximshëm të zviceranit.

 

 

 

„Është mrekulli ajo që ka bërë zotëri Trachsel. Kosova ka nevojë për njerëz të tillë që vendosen atje. Ai është një shembull për kosovarët“, ka pohuar zotëri Bashkim Iseni, duke vazhduar se ky është një rast i vetmuar, pasi në Zvicër ende ekzistojnë paragjykime. Por, shumcia e zviceranëve të cilët e kanë vizituar Kosovën, janë befasuar pozitivisht.

 

 

 

„Atje, ndjeheni të mirëseardhur, njerëzit janë mikpritës dhe kurreshtarë. Gjithashtu, një drekë apo ndonjë gotë venë në ndonjë restorant të Prishtinës, mund të jetë një rast mbresëlënës dhe i paharrueshëm, ndërsa nuk paguani shtrenjtë“.

 

 

 

Më tej, ai ju ka sugjeruar zviceranëve që ta vizitojnë një herë Kosovën, ku njeriu mund të komunikojë në gjuhën gjermane apo angleze, bile në disa raste mund të komunikohet edhe në gjuhën zvicerane, përcjellë intervistën „Shtegu.com“. Referenca e tij për zviceranët është kryeqyteti, Prishtina ku njeriu mund të ndjehet si në Zvicër, duke marrë parasysh natyrën e bukur.

 

 

 

„Në Prishtinë ndjehem më i sigurt se në Cyrih apo në vendbanimin tim, Lozanë. Në Zvicër shkaktohen zënka nëpër rrugë“, ka përfunduar Bashkim Iseni, në pyetjen lidhur me sigurinë në Kosovë.