Integrimi i Bujarit në Gjermani përmes futbollit

60 Lexime

14:02:34               2019-02-24

 

 

Bujar Krasniqi i varr atletet e zeza të futbollit në kabinë të TSV Lensahn dhe buzëqesh këndshëm. Më në fund, ai është pajisur me një lejeqëndrim gjerman, siç e quajnë *duldung“, shkruan „NDR“, përcjell Shtegu.com. Deri në shkurt të vitit 2023, Bujari tani më nuk do të duhet të plotësojë asnjë formular ose të vijë në terminet gjyqësore. „Jam shumë i lumtur që atëbotë e pyeta klubin tim të futbollit nëse mund të luaja dhe kur trajneri më ftoi në stërvitje – përndryshe nuk do të isha më në Gjermani“, thekson refugjati nga Kosova, i cili pesë vite më parë ishte arratisur nga Kosova në Gjermani.

Edhe shokët e tij Fin Ole dhe Thorben Ratje, janë të lumtur që 30-vjeçari tani ka gjetur rrugën e tij në ekipin e futbollit të TSV Lensahn: „Ai është integruar me të madhe, mëson dhe përshtatet këtu. Në ndërkohë ka mësuar edhe gjermanishten“, Thotë Fin-Ole. „Ai është një njeri i dobishëm, i vëmendshëm i cili u jep shumë kujdes të tjerëve dhe qëndron në sfond pasi nuk dëshiron të bie në sy“, shton Thorben.

Bujari nuk luan vetëm futboll me ta dhe nuk shkon në shtëpi pas trajnimit apo pas ndonjë loje zyrtare, ashtu siç veprojnë shumë refugjatë të tjerë në klub. „Pas futbollit, ai ulet me ne të rinjtë, na dëgjon e flet dhe natyrisht e mëson gjuhën më shpejt“, spjegon Fin-Ole.

Përmes futbollit, Bujari e ka njoftuar edhe të dashurën e tij, Petra Siewert. Tani e një vit e gjysmë, ata jetojnë së bashku në një shtëpi. Fillimisht Petra e kishte ndihmuar shumë atë, duke e dërguar me veturë në gjykatë ose në ndonjë qendër tregtare. Bujari aktualisht është duke kryer provimin për patentë shoferi, informon Shtegu.com. „Nuk është keqardhja që ne jemi afruar aq shumë. Por, për shkak se këmbëngulja e Bujarit dhe të menduarit pozitiv, më ka magjepsur gjithnjë e më shumë, pavarësisht nga të gjitha refuzimet e gjykatës“, thotë ajo për Bujarin. Ai thjesht thotë: „Petra është më e mira“, e shikon ate dhe ia dhuron një puthje.

Në kompaninë e tij të ngjyrosjes të Jens Fagin, ai shkon me biçikletë. Para refuzimit të kërkesës së tij për azil, katër vite më parë, aty e kishte bërë praktikën. Prandaj, Bujari që nga ajo kohë është „toleruar“ në Gjermani. Tre javë më parë, për ditëlindjen e tij të 30-të, Bujari ishte pajisur me lejeqëndrim. „Bujari ka punëtor për një vit nëpër kantiere dhe është një punonjës shembullor dhe i besueshëm“, pohon shefi i tij me entuziazëm, transmeton Shtegu.com. Po që se për tre vite të tjera vazhdon kështu, pa u bërë i papunë, ai mund të qëndrojë përgjithmonë në Gjermani. Udhëheqësi i tij Peter Wohnrath thekson: „Ne vetëm mund të jemi të lumtur që kemi një punonjës të tillë“.

Bujari është i lumtur për punën, shefi i tij është „tippitoppi“, thotë ai. Megjithëse ai ishte në pushim mjekësor, për një këputje të ligamentit të kryqëzuar në një ndeshje futbolli, një vit më parë, shefi i tij nuk e kishte fajësuar as atë. „Me të vërtetë i mrekullueshëm dhe mbresëlënës“, thotë Bujari. Që një javë, ai ka qenë në gjendje të ushtrojë sërish futboll. Megjithëse këputja e ligamentit të kryqëzuar ishte një goditje e hidhur e fatit, Bujari bëri një rehabilitim dhe luftoi sërish: „Tek unë nuk ekziston fjala dorëzim“, ka deklaruar Bujari. „Bujari është aq i disiplinuar dhe i fokusuar kur vepron“, vë në dukje mikesha e tij, Petra. Të dy duan të qëndrojnë së bashku për një kohë të gjatë – mundësisht në Lensahn, sepse Bujari këtu ndjehet si në shtëpi.