19:13:54 2019-09-02
Kosova është 11-vjeçare, ende i ka pasojat e luftës, nacionalizmit, papunësisë. Vullneti dëshiron të besojë në këtë vend të ri të pavarur, pa korrupsion dhe multietnik. Ai ka lansuar një media hetimore. Avniu u rrit në Zvicër dhe zgjodhi të kthehej, për të jetuar në Kosovë. E dashura e tij do të tatuazhohet me një shqiponjë shqiptare.
Kosova është vendi më i ri në Europë. Flamuri, kufijtë dhe Kushtetuta e tij datojnë nga viti 2008. Avni, Sara, Vullnet dhe Migjen janë katër të rinj nga Kosova. Pavarësisht nëse janë rritur atje apo gjetiu, pavarësisht nëse flasin serbisht apo shqip, ata po kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre dhe të formojnë një vend të ri.
Avniu është rritur në Zvicër, nga ku vëzhgoi luftën në Kosovë. Babai i tij regjistroi të gjitha lajmet në televizion me listën e gjithë atyre që kishin vdekur. Në moshën e përzgjedhjes, ai preferoi të kthehej në vendin e tij të lindjes. Ai jo vetëm që i kaloi pushimet e tij, por edhe vendosi të ndërtojë një jetë „si në Zvicër“. Në Kosovë, ai u takua me Sarën.
Sara la lindur në vitin1995, „para luftës“, thotë ajo, informon Shtegu.com. Kur Avniu i tha që ishte larguar nga Zvicra për në Kosovë, ajo mendoi shumë e vështirë „çfarë guximi“. Sara nuk kishte mundësi për zgjerdhjen e studimeve të saj. Në shtëpi, ishte babai i saj që e thoshte fjalën e fundit. Jo shkenca politike, por studime linguistike. Sot ajo dëshiron të ligjërojë frengjisht.
Në shtëpinë e familjes, të shkatërruar dhe të rindërtuar pas konfliktin, çifti tregon me krenari valëvitjen e një flamuri të kuq, të zbukuruar me një shqiponjë dykrenare. Ky është flamuri i Shqipërisë sepse të dy e konsiderojnë vetveten „shqiptarë të Kosovës“ dhe do të donin që vendi i tyre të bashkohej me jugun shqiptar.
Me Migjenin e kalojmë vendin deri në jug. Kosova është tre herë më e vogël se Belgjika. Një vend me xhami, katedrale, shumë pikë karburantesh dhe lavazhe veturash, qytete me shumicë shqiptare, serbe e të tjera, shenja komunikacioni në të dy gjuhët, dhe të shkruara me ngjyrë.
Vullnet Krasniqi është 31-vjeçar. Ai është një gazetar I cili ndërmori rreziqe, duke krijuar një revistë hetimore. Ai denoncon korrupsionin dhe mësohet se në secilën zgjedhje, stafi politik i referohet rolit të tij gjatë luftës dhe tensioneve ndëretnike. Ai vetë e njihte luftën dhe sapo ka gjetur një video të tij, si fëmijë, në fshatin nga i cili duhej të zhvendosej.
Për tu angazhuar, Vullneti së pari krijoi një faqe satirike „Kukuneës“, sepse sipas tij, tragjeditë më të mëdha ngjallin humorin më të mirë, sa që është e nevojshme të qeshësh për të mos qarë. Dhe në këtë faqe, ai vendosi të përqëndrohet në dy temat, për të cilat thotë se ne nuk mund të qeshim në Kosovë: Nacionalizmi dhe feja.
Pastaj, ai mori pjesë në krijimin e një media hetimore në internet, „Insajderi“. Ai tregon zyrat: në redaksi ka shtatë gazetarë të rinj, gjashtë vajza, një djalë. Sot, Vullneti bën shaka se media e tyre është „e treta në vend, por e para me ndikim“. Dhe është e vërtetë që zbulimet e tyre, e veçanërisht në çështjet e korrupsionit, kanë pasur shumë pasoja në vend dhe kanë ndihmuar në rrëzimin e parlamentarëve të korruptuar. Në luftën e flamujve, Vullnet zgjodhi flamurin blu dhe me yje të Kosovës. Një flamur krejt i ri sepse ai dëshiron të besojë në pavarësinë e këtij shteti të ri, shumetnik.
Vullneti do të donte të udhëtonte më lehtë. Për dallim nga vendet e tjera të ish Jugosllavisë, kosovarët duhet të aplikojnë për viza për të udhëtuar nëpër Europë. Por për të, problemi i vërtetë është ekonomik.
Kryeministri kosovar së fundmi është dashur të jepte dorëheqje. Ai dyshohej për krime lufte dhe ishte ftuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Zgjedhjet e reja janë caktuar për në fillim të tetorit. Për herë të parë, Migjeni me të cilin po vozisnim, më shkruajti për të më thënë që është optimist. Vullneti, nuk e di më se çfarë është një lajm i mirë apo i keq për të. „Ky vend së pari duhet të arrijë ta kuptojë vetveten“, shkroi ai.


