Incident në ndeshjen Lihtenshtajn-Shqipëri: Portieri vendës i sulmon tifozët shqiptarë

41 Lexime

18:36:11                  2016-10-07

 

 

 

 

 

Ka qenë duke u luajtur minuta 72` e ndeshjes në mes të Lihtenshtajnit dhe Shqipërisë, kur shumica e rreth 6 mijë tifozëve në satdiumin Rheinpark të Lichtenshtanit ka brofur në këmbë. Një gjë e tillë ka ndodhur pasi „tifozët“ shqiptarë kanë ndezur petarda duke ua futur frikën deri në palcë tifozëve të Lihtenshajnit. Sidomos portieri i vendësve, Peter Jehle, është frikësuar në masë të madhe, pasi ka qenë i larguar vetëm disa metra nga eksplodimet.

 

 

 
„Këto petarda kanë qenë aq shumë të zhurmshme, sa që veshët më fishkëlluan për një kohë të gjatë“, ka deklaruar për „Blick“, portieri vendës, njofton „Shtegu.com“, i cili më pas i ka sulmuar tifozët shqiptarë. „Aspak nuk mund t`i duroja, pasi janë të rrezikshme në masë ekstreme. Kameramani, i cili gjendej pas meje, u shokua aq shumë sa që për një kohë të gjatë u largua dhe nuk u kthye“.

 

 

 

Pasi zëdhënësi i stadiumit u kërcënua se do ta ndërprejë ndeshjen, tifozët shqiptarë u larguan nga vendi, duke festuar fitoren pa fishekzjarre. Incidenti i tillë do të ketë pasoja, pasi shqiptarëve iu kërcënohet një dënim i lartë.