Ilirja do të bëhet mbretëreshë e pop muzikës, do t`ia kalojë Rita Orës

189 Lexime

12:46:26                2019-06-19

 

 

Ajo është një nga zbulimet më muzikore të vitit: Ilira, banore e Bernës me rrënjë shqiptare nga Kosova, tashmë ndërkombëtarisht po parashikohet si një pop yll tjetër i madh.

Mediat gjermane e vlerësojnë si një pop senzacion të vitit: Ilirja (24) nga Köniz BE. Vetëm në Youtube, këngët e zviceranes, prindërit e së cilit vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë më shumë se 30 milionë klikime. këngët e saj mbajnë tituj provokues të tillë si „Get Off My D!ck“ apo „Do It Yourself“. Përkragësit e saj janë duke e vlerësuar si pasardhësja e pop mbretëreshës shqiptare Rita Ora (28). „Ky është një kompliment i madh dhe unë jam shumë e nderuar“, thotë Ilira. „Por nëse merreni me muzikën time, ju do ta kuptoni se unë nuk lejoj të dal nga vetvetja dhe jam një origjinal“, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com.

Qysh herët talenti muzikor i këngëtares së re është hetuar dhe inkurajuar nga nëna e saj. Që në moshën 14-vjeçare, zëri i së cilës ofron katër oktava, interpretoi në televizion shqiptar. Në vitin 2010, me bendin zviceran The Colors, ajo hyn në kualifikime paraprake për Eurovision Song Contest Euro (ESC). Pas fitueses Anna Rossinelli (32), ajo radhitet në vendin e tretë. „Të humbisa ESC, ishte lumturia më e madhe e jetës sime“, thotë Ilirja. „Përndryshe unë ndoshta nuk do të kisha shkuar në Berlin“.

Pas ESC-së, këngëtarja merr një ftesë për kryeqytetin gjerman nga reperi i suksesshëm Prinz Pi (39). Çfarë vijon më tej është një karrierë si nëpër romane: Së bashku me DJ Alle Farben e suksesshëm(34), ajo interpreton këngën „Fading“ dhe përfundon në një nga hitet më të mëdha të vitit 2018. Pothuajse në të njëjtën kohë, ajo është marrë edhe si një solo artiste në bazë të kontratës – me kushte të saja. Ilirja: „Unë vendos gjithçka vetë. Tekstet e mia, muzikën time dhe veshjet e mia të mprehta. Unë nuk jam një fabrikë industriale, por një këngëtare e krijuar vetë“.

Megjithatë, të qenit grua në biznesin e muzikës nuk është gjithmonë e lehtë. „Unë jam shpesh e nënvlerësuar dhe e reduktuar në pamjen time, sidomos nga burrat“, thotë këngëtarja, që i pëlqen të vishet me veshje provokative në videot e saj muzikore. „Edhe pse unë bëj Bubble-Gum-Pop, megjithatë tekstet e mia kanë një mesazh“. Ato janë feministe, provokuese dhe të sigurta. „Edhe në qoftë se unë vishem me make-up dhe e zbukuroj mjaft vetveten – unë jam vetëm një feministe si gjitha të tjerat“, thotë Ilirja. „Me këngët e mia unë dua t`i inkurajoj gratë që të qëndrojnë me vetveten e tyre“.

Aktualisht, pop aspirantja mbretëreshë, me mikun e saj dhe producentin Jumpa (24) që jeton në Berlin, në Los Angeles (SHBA) dhe në Londër është duke punuar në albumin e saj të parë. Orari i Ilires është i stërngarkuar, por për te nuk paraqet ndonjë problem: „Mirë, temperamenti im është shqiptar, por perfeksionizmi zviceran“, thotë ajo duke qeshur. „Nga të dy kulturat kam trashëguar më të mirën“.