Djaloshi i ri nga Kosova me sukses po pëkujdeset për të moshuarit në Gjermani
13:41:21 2019-06-19
Për shërbimet e tyre vullnetare në Shoqatën e Caritas në Coesfeld të Gjermanisë, Annalena Klaas dhe Etem Topojani kanë ardhur nga rrugë krejtësisht të ndryshme.
Ata fituan përvojë në kujdesin ditor dhe nëpër ente për personat me aftësi të kufizuara fitojnë përvojë.
„Pas shkollës së mesme, unë nuk e dija se ç`do të bëja dhe aplikova për një praktikë në përkujdesjen ndaj të moshuarve në Caritas“, përkujton Anna Lena Klaas nga Seppenrade. Në moshën 16-vjeçare, ajo ishte ende shumë e re për këtë profesion. Punëtorja e Shoqatës Caritas e njoftoi për mundësinë e vitit vullnetar social (FSJ). Kështu, Annalena Klaas më 1 gusht 2018 filloi shërbimin e saj në përkujdesjen ditore të Caritas, në Südkirchen. Këtu, ajo përkujdeset për 37 persona të moshuar me kohë të ndryshme të shfrytëzimit, në 14 vende të përkujdesjes. Detyra e Anna Lena është që të kujdeset për mysafirët, t`i shoqërojë ata në rutinën e përditshme të ofertave sportive, lojrave dhe aktiviteteve krijuese dhe për të kryer punët e lehta shtëpiake.
„Në fillim isha me të vërtetë e trembur dhe ishte e vështirë të flisja me mysafirët. Ndërkohë, unë jam bërë më e vetëbesueshme“, reflekton momentet e saj Annalena Klaas. Ajo është nën kujdesin e Britta Wisse, menaxhuesja e kujdesit ditor. „Mbi të gjitha, janë aftësitë sociale që FSJ-të tanë mësojnë duke u kujdesur për mysafirët tanë. Mund të punohet shumë lirisht dhe në mënyrë të pavarur me ne dhe të kontribuohet me ide personale“, spjegon Britta Wisse. Për shërbimin vullnetar në kujdesin ditor nuk duhet domosdoshmërisht të jetë pasion kujdesi, por të posedohet vullnet për të bërë diçka me njerëz të moshuar dhe për të mësuar aspektet e kujdesit, spjegon më tej menaxhuesja.
Annalena punon 40 orë në javë dhe ka të drejtë në të drejtën e pushimit statutor. „Ne jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur situatës individuale të FSJ-së dhe të përshtatim fillimin apo fundin e orarit të punës“, saktëson fleksibilitetin e objektit Caritas, Britta Wisse.
Kur u pyet nëse aspiratat e karrierës së saj kanë ndryshuar me përvojë në kujdesin ditor, Annalena Klaas përgjigjet: „Përkujdesja nuk është e imja – Por, orojektimi dhe mbikëqyrja! Do të doja të diplomohesha tani, një kombinim me praktikë në ndonjë çerdhe“.
Me një sfidë krejtësisht të ndryshme në karrierën për zgjedhje të fazës së praktikimit, u përball Etem Totojani në fillim të shërbimit vullnetar federal (BFD) në Aschenberg të shoqatës Caritas, në dhjetor të vitit 2018: „Fillimisht, gjuha gjermane ishte për mua më e vështira“, thotë aktualisht Etemi në një gjermanishte të rrjedhshme. Atëbotë, ai e mësoi vetëm fjalorin sa për t’u prezantuar. „Për shkak të aftësisë së kufizuar të tyre, banuesit nuk mund të flasin të gjithë mirë, por ne kuptohemi shumë mirë në mes vete“, shton Etemi me një buzëqeshje të butë. 23-vjeçari vjen nga Kosova, me ndihmën e një burse përfundoi studimet për marrëdhëniet ndërkombëtare në Turqi, me Bachelor dhe përmes internetit bëri kërkime për një shërbim vullnetar në Gjermani. Që nga mesi i dhjetorit, ai ka punuar në ofertën „Masat për strukturimin e ditës“ për njëmbëdhjetë banuesrezidentë, në moshës 54 deri 79-vjeçare. Detyra e tij është të shoqërojë banorët gjatë ditës, të gatuajnë së bashku, të jenë kreativë, të luajnë, të ecin dhe të ndihmojnë aty ku kanë nevojë për ndihmë, shkruan „ën.de“, përcjell Shtegu.com. Gjithashtu aktivitetetet e të moshuarve dhe ndonjëherë edhe dokumentacioni i tyre, janë ndër detyrat e tij. „Më parë mendoja se nuk do të mund t`i kryeja të gjitha punët, për shembull, të kujdesesha. Por, zbuova se mund t`i arrij të gjitha“, thotë myslimani i ri, i cili për vetveten thotë se me gjithë dëshirë do t`i mësojë gjuhët dhe kulturat e ndryshme. Institucione, si Rezidenca Caritas, në Kosovë ka shumë pak.
Dallimet në fe, në entin katolik Caritas nuk është ndonjë çështje: „Në Kosovë, të krishterët dhe myslimanët jetojnë në paqe dhe respekt me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja përse për mua këtu nuk ka rëndësi“, spjegon i riu.
Etemi është shumë i lumtur për një veçori të veçantë të shërbimit të tij vullnetar: Shoqata Caritas i ofron atij një dhomë pa pagesë në grupin rezidencial. Këtu ai ndjehet si në shtëpi. Ai dëshiron të përdorë muajt e mbetur në shërbimin vullnetar në mënyrë që të përsosë aftësitë e tij të gjuhës gjermane dhe të fitojë përvojë të mëtejshme për vendin e punës. Pastaj Etemi dëshiron të fillojë një studim të dyfishtë në menaxhimin e infermierisë dhe shëndetit.
Shoqata Caritas për rrethin e Coesfeld, aktualisht ofron 27 vende për FSJ dhe BFD nëpër shtëpi dhe punëtori për personat me aftësi të kufizuara, në qendrat e kujdesit ditor për personat me sëmundje mendore, në përkujdesjen ditore të ndihmës për të moshuarit dhe në shkollat ditore të hapura në rrethinë dhe në Lünen.
Të diplomuarit e shkollave të mesme shpesh fillojnë shërbimin e tyre më 1 gusht ose 1 shtator, nëse ata punojnë falas, ata mund të bashkohen në çdo kohë. Kohëzgjatja e një viti nuk është e detyrueshme. Informata të mëtejshme mund të gjeni nga Sandra Hartmann, ✆ 0 25 96 9 14 30 21, hartmann@caritas-coesfeld.de.