Ibrahim Berisha kandidati shqiptar që ka përfituar simpatinë e elektoratit të gjerë në Zvicër

Date:

Ibrahim Berisha është shqiptari që do të këndidojë për zgjedhjet lokale të 7 marsit të këtij viti në Fribourg. Me politikë Ibrahimi ka filluar të merret që nga viti 1992, ndërsa për Partinë Socialiste që nga viti 2009.

„Jam me PS-në pasi është partia që i mbron të drejtat e të gjithëve në territorin e Zvicrës, pa marrë parasysh ngjyrën, kombin, fenë apo vendin nga vijnë ata”, thotë Ibrahim Berisha.
“Votat për mua i pres nga shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Fribourg, por edhe nga zviceranët ngase prej 2007-ës punoj në gastronomi dhe me punën time kam gëzuar përkrahjen e të gjithëve”, thotë më tutje Ibrahimi.

Kandidati shqiptar i PS-së tha se në fokus të angazhimit të tij politik, nëse zgjedhet deputet, do të jenë interesat e komunitetit shqiptar në Zvicër.

„Herën e kaluar nuk u zgjodha në Parlamentin Kantonal për mungesë të vetëm 200 votave, por nuk do të dorëzohem dhe do të kandidoj deri në fund, pasi dikush duhet të mbrojë të drejtat e shqiptarëve të cilat po shkilen në sfera të ndryshme“, vazhdon pwr „Shtegu.com“ Ibrahimi, i cili është asistent menaxhimi në sferën e gastronomisë, në komisionin shkollor për çerdhet dhe shkollat fillore.

Për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin, për momentin Ibrahimi nuk është në punë, por ai shpreson se së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë situatë të vështirë që e ka kapluar shoqërinë zvicerane.

Ai vazhdon të qëndrojë në kontakt me të gjitha autoritetet komunale dhe kantonale të Friburgut.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...