Malbora Gurra nuk është një emër i panjohur tek shqiptarët dhe gjermanët, por edhe më gjerë. Shqiptarja e suksesshme ka mbaruar arsimin për shkenca komunikimi dhe është e specializuar si HR dhe të drejtën pedagogjike profesionale. Ajo punon ne kompaninë e saj Stepit si Headhunter ku merret me ndërmjetësim punesimi.
Vitet e fundit ajo është fokusuar dhe në tregun Shqiptar ku numëron shume ndërmjetësime të suksesshme.
Është e re, ambicioze dhe shumë mike me të gjithë.
Në çdo bisedè ose intevistë eshte shume e dukshme dashuria dhe dëshira për t’i shërbyer vendit të saj.
Si dhe në emisionin e drejtpërdrejtë “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel, Malbora ka rrëfyer për aktivitetet e saj gjatë pandemisë, mënyrën e jetës së gjermanëve, vendimin e saj për të jetuar në Dyzeldorf. Ajo ka treguar se shumica e popullit gjerman janë të disiplinuar, nuk do ta kundërshtojnë vaksinimin dhe i besojnë koronavirusit. Gjithashtu, Malbora theks të veçëantë i ka dhënë elementit shqiptar në kulturën gjermane.
Të rinjve që duan të jetojnë e punojnë në Gjermani, Malbora u sugjeron që t`i kushtojnë me teper vemendje zotërimit të gjuhës dhe vullnetin për t`u integruar. Shtegu.com

