“Ia morëm popullit nga 7000 euro” – përplasja mes Xenit dhe Labinot Rexhës

Date:

Këngëtari Labinot Rexha ka thënë se e di arsyen e vetëvrasjes së muzikantit Behar Morina, por pas kësaj deklarate ka pasur reagime nga këngëtari Shkëlzen Jetishi, i cili Beharin e kishte bashkëpunëtor.

Në një intervistë, këngëtari kosovar, Labinot Rexha, tha se pandemia i ka prekur aq shumë artistët, saqë e lidhi krizën financiare me vdekjen e daullexhiut, Behar Morina.

“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, tha Rexha në një televizion shqiptar.

Por, ndaj këtyre deklaratave reagoi Xeni, ku pati një përplasje mes të dyve, shkruan Express, transmeton Shtegu.com. Xeni tha se arsyen e vdekjes së tij nuk e dinë as gruaja e tij, as familja e rrethi e madje as Policia.

Megjithatë, përplasja mes tyre po vazhdon ende, pasi nuk mungoi as reagimi i Rexhës ndaj këngëtari Xeni, i cili e akuzoi për vjedhje të këngëve. Ai tha se kanë hyrë në gjynah duke u marrë qytetarëve shuma të mëdha të parave për dasma.

Por, Rexha në një koment në njërën nga mediat e Kosovës ka thënë që nuk e ka përmendur emrin e Behar Morinës, por se ka thënë se kjo mund të ndodh te çdo artist.

“Kam thënë hipotetikisht mundet të ndodhë te çdo artist kjo që i ka ndodhur këtij njeriut, as që kam përmend emrin e këtij personit”, shkroi Rexha.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Behar Morinës ishte gjetur nga këngëtari Xeni në fshatin Moglicë të Komunës së Gjakovës. /Express/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...