I jepet lamtumira e fundit bashkatdhetarit që humbi jetën në Migros

68 Lexime

13:21:17                2019-05-10

 

 

Në fund të muajit prill, kryefamiljari Ardian Z. (38) nga Rümlang ZH, vdiq në një aksident në qendrën e shpërndarjes të Migros-it. Pikëllimi i familjes, kolegëve të punës dhe fqinjëve për „heroin e punës“ është i madh.

Montuesi Ardian Z. (38) po punonte të shtunën, më 27 prill, në qendrën e shpërndarjes të Migros-it në Neuendorf SO, për çmontim të agregatëve ftohës.
Viktima dhe një koleg tjetër (30), qëndronin secili në një ashensor. Papritmas një agregat bie dhe godet ashensorët.

Ardiani dhe montuesi tjetër bien në thellësi. Bëhet fjalë përnjë rënie „nga një lartësi e madhe“, ka konfirmuar Policia Kantonale e Solothurnit me kërkesë të „Blick“, informon Shtegu.com.

Ardiani me prejardhje nga Kosova, pësoi lëndime vdekjeprurëse. Kolegu i tij e mbijetoi aksidentin me plagë të rënda.

Që atëherë, pothuajse kanë kaluar dy javë. Vëllai i Ardianit, Valoni ende është i tronditur nga ngjarja. Menaxhues i kompanisë së skeleve, Valoni nuk dëshiron të thotë asgjë për tragjedinë në të cilën vëllai i tij e humbi jetën. Dhimbja është shumë e madhe.

Edhe në Rümlang ZH, vendbanimi i Ardianit, banorët janë të pikëlluar pas humbjes së një miku të mirë. Fqinjët në ndërtesën e banesës thonë se montuesin ata e kujtojnë si një njeri i mirë dhe punëtor i zellshëm.

Fqinja Daniela R. thotë se pavarësisht punës së tij të lodhshme, Ardiani gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij. „Ai gjithmonë kthehej vonë në shtëpi nga puna. Burri im është gjithashtu montues, herëpashere kanë punuar së bashku. Ai më tha se të dy ishin duke bërë një punë pa mirënjohje, të vështirë dhe të rrezikshme „.

Mediat kosovare raportojnë se Ardiani ishte bashkëpronar i kompanisë së skeleve. Te kolegët e tij të punës ai konsiderohej edhe si një person shembullor. Ai nuk i kishte refuzuar punët e rënda, por i kishte kryer vetë.

Ardiani ka lënë një grua dhe tre fëmijë. „I riu nuk është bile as gjysmëvjeçar“, thotë fqinja Daniela R.

Fqinja e përkujton të shtunën fatale në fund të prillit: „Kishte shumë gjëra para shtëpisë sonë. Disa makina të parkuara para saj. Papritmas burri im dëgjoi një britmë. Ishte ndoshta ndonjë anëtar i familjes që u rrëzua pas lajmit tronditës. Një djalë i fqinjes tonë, i cili kishte qenë për vizitë, na tha se diçka e keqe kishte ndodhur me familjen Z.“.

Në mbrëmje, Daniela R. dhe burri i saj, përmes Facebook-ut mësojnë rreth lajmit të trishtuar, njofton Shtegu.com. „E kontaktova Valonin. Ai më shkroi se vëllai i tij kishte humbur jetën në punë. Tani e dinim se viktima ishte ai gjatë aksidentit fatal në qendrën e shpërndarjes Migros në Kantonin Solothurn“.

Bashkëshortja e Ardianit, të enjten qëndroi në Kosovë. Në ceremonitë e varrimit në vendlindjen e tij morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (51) dhe ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.