Avokati i njohur zviceran: Loredana e ka keqpërdorur mbiemrin tim

71 Lexime

19:50:42                    2019-05-09

 

 

Reperja shqiptare nga Lucerni, Loredana (23) paraqitej si „Avokatja Landmann, duke e mashtruar çiftin zviceran nga Valisi për 700.000 franga. Avokati i njohur zviceran Valentin Landmann, si vajza e të cilit ajo paraqitej, nuk është i lumtur, por heq dorë nga veprimi ligjor.

Loredana Zefi (23) thuhet se ka mashtruar një çift zviceran nga Valisi për 700,000 franga, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Të martën, reperja me rrënjë shqiptare ishte arrestuar nga policia në një apartament në Lucern. Në të njëjtën kohë u bë një bastisje në shtëpinë e saj.

Reperja Loredana, çiftit nga Valisi i paraqitej si Anna Landmann, vajzë jashtmartesore 29-vjeçare e avokatit zviceran me renome nga Cyrihu, Valentin Landmann. Si „Avokatja Landmann“ ajo kërkonte që viktimat e saj duhej të ishin serioz. Por, çdo gjë ishte vetëm gënjeshtër!

„Blick“ e ka pyetur avokatin Valentin Landmann për keqpërdorimin e mbiemrit të tij. „Aspak nuk isha i lumtur kur dëgjova“, thotë avokati. „Ky është një keqpërdorim absurd i mbiemrit tim“, vazhdon Valentin Landmann. Dhe ai e bën të qartë: „Nuk kam asgjë të bëjë me rastin. Dhe nuk kam asnjë vajzë jashtmartesore“.

Sidoqoftë, emri Anna Landmann është i njohur për avokatin. Sepse ky është emri i ish gruas së tij, por ajo tani është në pension. Meqë rasti u bë publik, ai nuk ka folur ende me të vërtetë me ish gruan e tij, Anna Landmann.

Landmann nuk ka asnjë dyshim për rastin Loredana: „Është një vepër e qartë penale që ka ndodhur. Unë po supozoj se do të ngritet aktakuzë“. Ai personalisht parashikon veprim ligjor kundër reperes për keqpërdorimin e mbiemrit të tij në lidhje me rastin e mashtrimit.

Reperja po hetohet për mashtrime, zhvatje, detyrim dhe kërcënime të dyshuara. Vëllai i Loredanës (31), në qershor të vitit 2016, e kishte bindur një banore të Valisit (52) për ta ndihmuar atë në vështirësitë e supozuara financiare dhe për t’i dhënë atij gjithsej 200,000 franga zvicerane, përcjell Shtegu.com. Kur çifti i Valisit po i kërkonte të hollat nga ai, Loredana ndërhyri me një plan të përkryer dhe emër të rremë.