I humb gjysmë milion euro në bastore, shpëtimin e gjen te zyra juridike Rast & Musliu
Një nëpunës i një banke vjeneze, për muaj me radhë ka keqpërdorur llogaritë e klientëve. Pothuajse 500 000 euro ai i luajti në baste sportive. Tani ai është paraqitur përpara gjykatës austriake
494 900 euro për gjashtë muaj: Kjo shumë e pabesueshme parash u përvetësua nga një nëpunës i ri i një City-Bank në Vjenë të Austrisë. Për të mos u hetuar, ai thjesht e transferoi të gjithë shumën në pjesë të vogla nga një total prej katër klientësh të pasur të bankës, në llogarinë e tij private. Të mërkurën, 29-vjeçari duhej të përgjigjej përpara Gjykatës rajonale të Vjenës. Me të gjitha paratë ai vuri baste të rastësishme në lojëra të ndryshme futbolli në bastore – dhe të gjitha i humbi, informon Shtegu.com. „Si ke mundur të hedhësh kaq shumë para për një kohë kaq të shkurtër?“, e pyeti gjykatësi i habitur. „Shpesh e kam humbur bastin dhe nëse fitoja, edhe ato i humbisja më vonë“, tha i pandehuri që pranpo veprën në procesverbal.
Pasi i humbi të gjitha, ai madje u zhduk për tre ditë. Bashkëshortja e tij bile kishte paraqitur një shpallje të personit të zhdukur – ndërsa burri përfundoi në zyrën juridike Rast & Musliu. Aty e ndihmuan me një vetëkallëzim – më në fund, nëpunësi i bankës donte që ta pastronte hapësirën. „Klienti im nuk është një kriminel, por një njeri i sëmurë“, tha avokati mbrojtës. Kjo është arsyeja përse ai tani është duke ndjekur një terapi të varësisë nga lojërat e fatit dhe tashmë ka filluar të kthejë të gjithë shumën në bankë në këste mujore (klientët tashmë janë kompensuar nga banka).
Austriakut që nuk ishte dënuar ndonjëherë më parë, gjykata i dha edhe një rast të dytë: dy vjet burgim me kusht, vendim i plotfuqishëm. Me këtë, austriaku nuk do të vuaj asnjë ditë të vetme prapa grilave.