I gjithë qyteti i pikëlluar për vdekjen tragjike të adoleshentit shqiptar
10:22:20 2019-08-31
Mëngjesin e së shtunës së kaluar, policia zvicerane gjeti një adoleshent shqiptar të vdekur në binarët e trenit në stacionin në Thun. Familja dhe miqtë e tij janë në gjendje shoku.
Piklëllimi në Thunë është shumë i madh: Në tokë janë vendosur lule të shumta dhe janë ndezuar qirinj, „Të dua përgjithmonë“ është shkruar në dysheme. Këtu, në rrugën Seestrasse të Thunit, jo larg stacionit të trenit, të rinjtë kanë humbur një mik, ndërsa familja një djalë dhe vëllain e tyre.
16-vjeçari Leon Sahiti, u godit nga një tren të shtunën e kaluar, në orët e para të mëngjesit dhe pësoi plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Sipas policisë zvicerane, bëhet fjalë për një aksident që e shoi jetën e një të riu. „Dyshohet se djaloshi fillimisht ka qëndruar në zonën e binarëve hekurudhorë në Seestrasse, kur u godit nga një tren“, thuhet në raportin e policisë.
Vëllai i tij më i madh saktëson: „Leonin nuk e shkeli treni, por ai thjesht u godit nga ai“. Nga goditja e fortë, Leoni ishte përplasur anësh, ndërsa goditja ishte vdekjeprurëse.
Adoleshenti 16-vjeçar shqiptar, paraprakisht dyshohet se po ecte përgjatë binarëve, me kufje në veshë, kur befas e goditi treni i mallrave. „Ai ndoshta nuk e ka vënë re trenin“, thotë i vëllai. Dhe madje edhe lokomotivisti i trenit nuk e kishte vërejtur 16-vjeçarin. Kështu që, më në fund ndodhi tragjedia e rëndë. Vëllai, familja, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, nuk po mund të pajtohen dhe ta kuptojnë këtë aksident tragjik.
Ndërsa policia do ta sqarojë deri në fund rrjedhën e aksidentit, në Thunë ende janë të pikëlluar. „Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në jetë“, thotë vëllai më i moshuar i Leonit. Policia zvicerane, të shtunën ia kishte sjell atij lajmin tronditës, nëntë orë pas aksidentit fatal.
Ngushëllimi i vetëm në këtë kohë të vështirë është pjesëmarrja e madhe për ngushëllime e banorëve të qytetit, thotë i vëllai: „Kemi dh.iembje të madhe. Është lehtësim për ne të shohësh se sa dhembsuri kanë banorët për Leonin“. Më 9 shtator, në orën 14.00, familjarët e Leonit, miqtë e tij dhe ish shokët e klasës, do të përshëndeten përgjithmonë nga 16-vjeçari.
Shtegu.com u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve.