I burgosuri shqiptar thyen kurrizin në përpjekje për tu arratisur

Date:

00:36:38                  2016-07-03

 

 

 

 

Një shqiptar i burgosur në Austri, ka pësuar lëndime të rënda pasi ka tentuar të arratiset nga burgu Korneuburg në Niederösterreich. Duke dashur të luajë rolin e alpinistit, ai është rrëzuar nga një mur i lartë, me ç`rast ka thyer kurrizin. Në këtë mënyrë, përpjekja e tij për tu arratisur nga burgu, ka përfunduar me një fluturim helikopteri në spitalin më të afërt, në të cilin do të gjendet nën mbikëqyrje policore, shkruan „Kronen Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Në filmat me mafiozë, zakonisht shohim ndonjë helikopter me të cilin të burgosurit arratisen nga burgu. Kësaj radhe, në burgun Korneuburg gjithashtu aterroi një helikopter, i cili nuk kishte për qëllim të ndihmojë ndonjë të burgosur për tu arratisur nga burgu, por për të dërguar një shqiptar të dënuar në spital. Gjatë përpjekjes së tij për tu arratisur, shqiptari ishte rrëzuar nga muri, nga një lartësi prej pesë metrash. Gjatë kësaj, ai ka thyer boshtin kurrizor dhe dorën e djathtë.

 

 

 

„Lëndimet e rënda të të burgosurit janë të rënda dhe njëkohësisht dëshmojnë se arratisja nga ky burg është e pamundur“, ka deklaruar gjenerali austriak Josef Schmoll, nga Ministria e Drejtësisë.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...