I biri i bankierëve gjermanë i bëhet fqinj shqiptarit të pastrehë
19:48:15 2017-11-16
Shumica e medieve gjermane, kohëve të fundit kanë raportuar për Andreasin. Gjermani i pastrehë nga Bielefeldi ka fituar një donacion të pazakonshëm. Një lokal i ushqimeve të shpejta i ka siguruar doner falas për një vit. Por, kush është në të vërtetë Andreasi?
„E hëna është një ditë e dobët“, ka rrëfyer Andreasi për „nw.de“, përcjellë portali „Shtegu.com“. Edhe fillimi i muajit për te ka qenë jo i frytshëm, ndërsa është vendosur në një rrugë të Bielefeldit. „Mesatarisht, të hënave i fitoj tetë euro në ditë, të cilat më mjaftojnë pikërisht për tu ushqyer dhe për pak duhan. Por, ndodhë që edhe të hënave të kalojë mirë, sikurse kësaj të hëne kur një gjermane i solli pak ushqim dhe një kafe të ngrohtë.
Andreasi tashmë është vendosur me themel në këtë rrugë. Të gjithë e njohin, ndokush i jep pak të holla, ndokush i sjellë ndonjë ushqim, por ka edhe të atillë, të cilët i sjellin libra për të lexuar.
„Një floktar në sheshin „Emil-Gross-Platz“ mi rregullon flokët çdo gjashtë javë, por edhe më rruan, prandaj ndonjëherë më kruhet mjekrra dhe fytyra“, pohon mëtutje Andreasi.
Gjermani i pastrehë 41-vjeçar është adaptuar jashtzakonisht mirë, por jeta e tij nuk i ka shkuar aspak mirë: Ai e ka ndërprerë shkollimin në klasën e nëntë, por edhe ka vijuar profesionin e salduesit, ka shërbyer në ushtri, për të dezertuar më vonë dhe mandej arrestohet. Gjatë kësaj kohe, në lojë futet edhe alkooli.
Megjithatë, ai thotë se ka ndërgjegje të pastër. Që prej se ka dalur në rrugë, pesha e tij është reduktuar për 60 kilogramë. Vendimi i tij për të dalë në rrugë ka qenë personal. Mikesha e tij ka jetuar në një banesë private, por atij i është dukur shumë ngushtë jeta në te. Që të dy prindërit e Andreasit janë figura të rëndësishme në bankën gjermane, por ai i ka ndërprerë marrëdhëniet me ta, pasi babai kishte dashur që edhe ai të shkojë pas hapave të tij.
Tashmë, Andreasi është mësuar me këtë jetë, ndërsa përballë tij gjendet edhe një lypsar shqiptar, shkruan mëtutje gazeta gjermane. Ai është shumë i dhënë pas leximit të librave, të cilët ia sjellin qytetarët e Bielefeldit. (Shtegu.com)