Gjykatësja gjermane shfrytëzon xhokerin me telefon ndaj kosovarit që pyet publikun

50 Lexime

12:38:03            2017-11-17

 

 

 

Për shkak të një mashtrimi me një aviokompani, një kosovar 46-vjeçar të enjten është gjendur para Gjykatës së rrethit në Köln të Gjermanisë. Sipas Prokurorisë gjermane, në muajin gusht të vitit të kaluar, ai ka shfrytëzuar dy fluturime me avion, nga Prishtina për në Düsseldorf, por nuk i ka paguar. Ndaj vendimit gjyqësor që e kishte dënuar me një gjobë, ai ishte ankuar.

 

I pandehuri ka deklaruar se biletat i ka paguar në një zyrë të aviokompanisë në Prishtinë. Por, për pagesën nuk ka marrë ndonjë faturë, pasi në Kosovë nuk japin të tilla. E nervozuar në masë të madhe, gjykatësja e merr telefonin dhe thërret drejtpërdrejt filialin gjerman të agjencisë së udhëtimeve, shkruan „Rundschau-Online“, përcjellë portali „Shtegu.com“. Me ndihmën e altoparlanteve, i punësuari është kyçur drejtpërdrejt në seancën gjyqësore.

 

 

„Jam në një seancë gjyqësore dhe po paraqiten disi në mënyrë jozyrtare. Vetëm sa për një informatë“, ka spjeguar gjykatësja. Të punësuarit në këtë agjenci, bile edhe iu ka kujtuar i pandehuri dhe ka dëshmuar se ai nuk i ka paguar biletat. Po që se i pandehuri këmbëngulë në diçka tjetër, ai duhet të sjellë fatura. Gjykatësja mëtutje ka spjeguar: „I pandehuri pohon se në Kosovë nuk japin fatura“.

 

„Çfarë gënjeshtre“, i është përgjigjur nëpunësi nga ana tjetër e linjës telefonike, duke qeshur me të madhe. Pas kësaj, gjykatësja e ndërpret telefonatën. Pasi i pandehuri edhe më tej nuk tëhiqej nga ankesa e tij, edhe pse gjasat për të fituar procesin gjyqësor janë të barabarta me zero, gjykatësja gjermane ka caktuar një termin tjetër për të vazhduar seancën, por kësja radhe në praninë e „xhokerit me telefon“. (Shtegu.com)