Në një aksident komunikacioni në Zvicër humbë jetën tetovari 50-vjeçar (e plotësuar)

Date:

21:04:59                   2017-01-20

 

 

 

 

 

Në rrugën „Fehrenstrasse“ në Büsserach të Solothurnit të Zvicrës, pasditen e sotme ka humbur jetën një shtetas maqedonas. Siç shkruajnë mediet zvicerane, dy vetura janë përplasur njëra me tjetrën, me ç`rast një vozitës është lënduar rëndë, ndërsa bashkudhëtari i vet nuk u ka mbijetuar plagëve.

 

 

 

2

 

 

 

Gjatë mesditës së sotme (e premte), një shtetas 27-vjeçar maqedonas ka qenë duke qarkulluar me veturën e vet në rrugën „Fehrenstrasse“ në drejtim të fshatit Büsserach, njofton „Shtegu.com“. Në një kthesë të majtë, për shkaqe ende të panjohura, ai e humbë kontrollin mbi veturë. Sipas një komunikate të policisë zvicerane, ai ka rrëshqitur dhe ka dalur në anën e kundërt të rrugës, duke goditur një veturë tjetër të llojit „BMW“.

 

 

 

3
Shtetasi maqedonas dhe bashkudhëtari i vet janë ngujuar në veturë, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka intervenuar për t`i liruar. Për bashkudhëtarin 50-vjeçar, gjithashtu shtetas maqedonas, çdo ndihmë ka qenë joefikase, pasi ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vozitësi maqedonas ka pësuar lëndime të rënda dhe me helikopter është dërguar në spitalin më të afërt. Vozitësi i BMW-së ka kaluar pa ndonjë lëndim.

 

 

 

4
Rruga „Fehrenstrasse“ është bllokuar për një kohë të gjatë.

 

 

 

E plotësuar:

 

Në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Zvicër ku jetën humbi një person 50 vjeç dhe një tjetër u plagos rëndë por jashtë rrezikut për jetën, janë dhënë detaje tjera rreth kësaj tragjedie .Në anën tjetër bëhet e ditur se të aksidentuarit janë nga Bogovina e Tetovës transmeton Faktiditor.ch.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...