E DHIMBSHME/ Kjo është nëna 29-vjeçare që u dogj sot në ashensor

Date:

09:42:06                2017-01-21

 

 

 

 

 

Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Freskut, pranë Thesarit në Tiranë dhe për fat të keq një nënë humbi jetën.

 

FOTO-Djegie

“Panorama” sjell foton e viktimës, e cila humbi jeten si pasoje e zjarrit ne pallatin ku banonte.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, zjarri ka rënë në kabinën e ashensorit dhe flakët kanë djegur kabujt e tij, brenda të cilit ndodhej një grua e cila është gjetur e pajetë.

“Panorama” mësoi edhe emrin e të resë, Drilona Durici (Tifekçiu). Trupi i saj eshte karbonizuar nga flaket.

29-vjeçarja ka qene duke hyre per ne banese kur ra zjarri, pasi kishte bere pazar dhe ne dore kishte çantat me ushqime. Mesohet se gruaja ishte e martuar dhe me nje femije, teksa bashkeshortin e kishte ne Gjermani.

Gjithashtu banore te tjere rrezikoheshin nga tymi dhe asfiksia.

Mendohet që një shkarkesë elektrike shkaktoi zjarr, i cili u ndihmua nga vajrat lubrifikante të ashensorit, që i ndezën flakët menjëherë, pa i dhënë mundësi viktimës të përpiqej të dilte prej andej.

Ashensori kishte një depozitë të madhe vaji, i cili ra menjëherë në kontakt me zjarrin. Tymrat e shumtë të dalë nga ky zjarr bllokuan pothuaj të gjitha shkallët e pallatit 8-katësh, që vuri në panik të gjithë banorët që ndodheshin në apartamente, shkruan “tch”.

Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe evakuuan banorët e pallatit, teksa bene te mundur shuarjen e zjarrit rreth ores 10:45. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

c966a3fb-59b3-4f1b-8423-569883a75f1b0e805ddb-5200-4be0-b68d-01ac99715553

Dëshmitë/ Zjarri në Tiranë, banorët: Nuk dëgjuam të bërtitura por pamë tymin, s’kishim ujë

“Nuk dëgjuam të bërtitura por pamë tymin dhe flakët”. Kështu ka thënë një tjetër banor i pallatit pranë zonës së “Freskut” në Tiranë për BalkanWeb.

Ata kanë thënë se kanë ndjerë erën e tymi dhe kanë parë flakët që kishin përfshirë ashensorin në katin e katërt të pallatit. (PANORAMA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...