Holandezja 17-vjeçare vdes vullnetarisht, pasi ishte abuzuar seksualisht si fëmijë

88 Lexime

10:03:55                    2019-06-05

 

 

Vetëm 17-vjeçare, Noa Pothoven është ndarë vullnetarisht nga jeta në Holandë. Vajza e re e angazhoi një organizatë eutanaze, pasi si fëmijë ishte përdhunuar dhe asnjëherë nuk e mori vetveten nga pasojat.

Në Holandë, 17-vjeçarja Noa Pothoven vdiq të dielën në një klinikë për ndihmë gjatë vdekjes. „Ka qenë plani im për një kohë të gjatë dhe nuk vjen nga ndonjë impuls“, shkruante ajo në Instagram vetëm disa ditë më parë.

Si një vajzë e vogël, Noa ishte keqtrajtuar dhe abuzuar seksualisht, ndërsa po vuante nga çrregullimet posttraumatike, depresion dhe anoreksi. „Po marr frymë, por nuk po jetoj më,“ iu shkruante ithtarëve të saj.

Për vite me radhë, adoleshentja e kishte mbajtur sekret se si po ndjehej, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. Në vitin 2018, ajo e bëri publike autobiografinë e saj, „Winnen of Leren“ (në shqip: Të fitosh apo të mësosh), në të cilën ajo raportonte për një tentim vetëvrasje të pasuksesshme dhe jetën e saj të shkatërruar tërësisht. Ajo nuk kishte më ndonjë qëllim në jetë.

Në libër shkruante se donte t’i ndihmonte të rinjtë me probleme më të mëdha, pasi në Holandë nuk kishte oikëtakime për ta. Personalisht, ajo nuk besonte se do të ndjehej më mirë. „Pas shumë vitesh luftimi, unë jam rraskapitur. Pushova të haja dhe të pija dhe pas shumë diskutimeve, u vendos që të më lejohej që të shkoj“, shkruante ajo në Instagram.

Sipas gazetës holandeze „de Gelderlander“ edhe nëna e Noas, Lisette nuk kishte ditur asgjë nga plani i vajzës së saj – deri sa ajo rastësisht ia gjeti një letër lamtumirëse Noas, që ua kishte shkruar miqve të saj.

Në letër, Noa u kërkoi miqve të saj që të mos diskutonin vendimin me të: „Në këtë rast, dashuri do të thoshte që t`i lejohej të shkonte“. Të dielën, më në fund u plotësua dëshira e saj e fundit.

Në Instagramin-Bio në @noamaestro tani janë vendosur hashtaget #breakthestigma, #stronglikeafighter dhe #mentalhealthblogger tani shkëlqyeshëm (thyeje stigmën, e fortë si një luftëtare, blogere për shëndetin mendor).

Në Holandë, të rinjve nga mosha 12-vjeçare iu lejohet të përdorin vetëvrasje të asistuar. Holanda ishte vendi i parë që prezantoi eutanazinë aktive në vitin 2002. Që atëherë, kushdo që është sëmurë nga dhimbje të papërballueshme, mund të ndahet nga jeta me një injeksion vdekjeprurës i administruar nga një mjek.