Dënohet me 13 vite burg shtetasi verimaqedonas në Gjermani

Date:

11:40:04                    2019-06-05

 

Për shkak të vrasjes së përbashkët të një tregtari veturash pranë Bad Herrenalbit në Gjermani, dy persona janë dënuar me burgim të gjatë. Atëbotë 48-vjeçari sirian, u dënua me burgim të përjetshëm pas vendimit të Gjykatës rajonale të Tübingenit, ndërsa shtetasi verimaqedonas 23-vjeçar me 13 vite burg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Siç deklaroi zëdhënësi i gjykatës, aktgjykimi kundër të pandehurve tashmë është i plotfuqishëm, pasi nuk ka pasur ankesë.

Autorët e krimit, një shtetas verimaqedonas dhe një sirian, thuhet se e kanë sulmuar viktimën e tyre në shtator të vitit 2018, në një rrugë nacionale në rrethinën Calë në veturën e tij. Me këtë rast, dyshohet se më i riu nga autorët, tregtarin 47-vjeçar irakian e ka sulmuar me pajiseje elektrike shoku. Sipas aktakuzës, më i moshurai kishte qëlluar mbi viktimën me disa plumba, pas së cilës ai vdes. Trupi i tij u zbulua në rrugë nacionale. Sipas aktakuzave të prokurorisë, dy të dënuarit dyshohet se e vranë irakienin për shkak se ai donte t`i denonconte për disa vepra penale të mashtrimit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...