Historiani nga Turqia: Beteja e Çanakalasë, heroizmi i popullit shqiptar është për t’u pasur lakmi

Date:

 

Tani jemi në vigjilje të 104 vjetorit të rikujtimit të kësaj lufte, ku morën pjesë rreth 35 mijë shqiptarë që bënin pjesë në divizionin e 19 të Armatës turke, që në atë kohë komandohej nga Mustafa Qemali. Sipas historianit, Nebi Dervishi, ky përvjetorë nxjerr në pah kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e Turqisë.

 

“Në këtë luftë morën pjesë rreth 35 mijë shqiptarë dhe shtrohet pyetja se si ka mundur Perandoria Osmane pas Luftës së Parë ballkanike të tërhiqet nga këto treva dhe të bie në sundimin e Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, por Turqia më 4 shtator të vitit 1914, hyn në luftë kundër Antantës, bëhet anëtare e bllokut qendror të Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë”- deklaroi historiani, Nebi Dervishi.

Shqiptarët dolën në mbrojtje të shtetit osman dhe humbën jetën e tyre, bën të ditur studiuesi nga Turqia, Ebu Beker Sofleu, i cili tha se heroizmi i popullit shqiptar është për t’u pasur lakmi.

“Edhe pse këto troje nuk ishin brenda kufijve të Perandorisë Osmane, shteti osman ishte në zemrat e tyre. 90% prej tyre humbën jetën në luftë, ndërsa atyre që mbijetuan iu ofruan pasuri dhe tokë, por ata nuk pranuan, sepse lufta e tyre ishte luftë për ideale, që dëshmon madhështinë e shqiptarëve si popull”- tha historiani nga Turqia, Ebu Bekër Sofleu.

Debati për rëndësinë historike të kësaj beteje u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore të Shqiptarëve. /ina-online

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...