Histori suksesi e kosovarit, nga refugjati në sipërmarrës

288 Lexime

21:56:27              2016-10-02

 

 

 

 

 

Isuf Memeti është kopshtar dhe në Gjermani është duke jetuar tash e 25 vite. Ka ardhur si refugjat nga Kosova dhe para dhjetë vitesh themeloi sipërmarrjen e tij në Grefrath. Një histori suksesi.

 

 

 

 

Orari i punës i Isuf Memetit rrallëherë është më i shkurtër se 17 orë në ditë. Dhe jo vetëm gjatë verës kur sezoni i kopshtarisë është në vlugun më të madh. Edhe gjatë dimrit ai ka shumë punë, si psh mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra për klientët e vet. Kosovari 56-vjeçar gjithçka ka bërë i vetëm dhe është i vetëdijshëm se sa vështirë është të udhëhiqet një firmë ekonomikisht. Në vitin 1990 ai erdhi në Gjermani nga Kosova si refugjat. Me ndjenja të mëdha flet për vitet e para: „Nga njëra anë ishte vendimi i drejtë që mora, por nga ana tjetër, familja më mbeti në Kosovë dhe kjo ishte situatë shumë e rëndë“, rrëfen për „RP Online“ Isufi, njofton „Shtegu.com“.
Tash e dhjetë vite ai është duke udhëhequr me sukses sipërmarrjen e vet të vogël e të suksesshme me gjithsej katër bashkëpunëtorë në Grefrath. Isufi është optimist dhe në atë kohë gjithçka rrezikoi: „Gjatë kontratës së parë kërkova shumë $mime të larta, isha pa përvojë, por sot duhet harruar një gjë e tillë, pasi askush nuk të paguan shtrenjtë“, pohon Isufi, i cili është i martuar dhe ka dy djem të rritur.

 

 

 

Arratisja nga Kosova i kujtohet shumë mirë: „Duhej të zhdukesha pasi isha i përndjekur. Në Gjermani kisha miq të cilët do të më strehonin për një kohë të shkurtër. Por, ja u bënë 26 vite. Por, Isufi nuk e ndjen veten si në vendlindje në Gjermani: „E kam pasaportën gjermane, por kjo nuk u intereson të tjerëve, këtu jam vetëm i huaj“, vazhdon Isufi. Por, edhe kur shkon në Kosovë ai e ndjen veten të huaj. „Nuk përshtatemi më në kulturë, mua më kujtohen vetëm kohët e vjetra, ndërsa tani ka ndryshuar gjithçka edhe atje“, spjegon Isufi. Djemtë e vet janë të lindur këtu, plotësisht të integruar, flasin shkëlqyeshëm gjuhën gjermane. Ardhja e refugjatëve në Gjermani e përmallon Isufin duke ia kujtuar ditët e vështira të fillimit kur në dy dhoma është dashur të flenë 12 persona. „Vitet e para ishin shumë të vështira“. Nga shteti në atë kohë merrte vetëm 16 marka gjermane në javë, të cilat i fshihte nën jastëk sa për të kursyer dhe ta sjellë bashkëshorten në Gjermani.

 

 

 

Edhe gjatë fillimit të punës së tij si sipërmarrës, ai hasi në shumë vështirësi, sidomos kur ia vodhën kamionin dhe disa automjete të ndërtimtarisë, të cilat kapnin shifrën prej rreth 50 mijë eurove. „Dëmi i shkaktuar ishte pesëdhjetë mijë euro, ndërsa nga sigurimi mora vetëm 6 mijë“, pohon Isufi duke tundur kokën dhe duke rrëfyer se edhe klientët e vet insloventë kanë qenë njëra ndër temat të cilat e detyronin të tërhiqej nga profesioni. Por, me optimizmin e tij të madh, ai i tejkaoi të gjitha vështirësitë dhe puna është duke i ecur si është më së miri. Me bashkëpunëtorët e vet ai ka një bashkëpunim miqësor dhe kjo gjë i është shpaguar: „Tek unë nuk punojnë vetëm të huajt, por edhe gjermanët, ne jemi një ekip i përkryer“, për fundon Isuf Mehmeti.