Hilmi Gashi zgjedhet në parlamentin komunal të Muri-Gümligen

Date:

Partia e Gjelbër, dega e Muri-Gümligen kanë kandiduar me dhjetë kandidatë për zgjedhje në këshillin e madh komunal dhe dy për këshillin e vogël komunal. Në mesin e tyre ishte edhe Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në Unia dhe aktivist në çështje të migracionit.
Në legjislaturën e ardhshme, të Gjelbrit do të përqendrohen në mbrojtjen e klimës dhe drejtësisë sociale. Sidomos kjo temë e dyta, pra drejtësia sociale ishte edhe pjesë e programit të kanidaturës së Hilmi Gashit, i cili garoi me shprehjen: Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!

Partia e gjelbër e Muri-Gümligen, në Kantonin e Bernës, në zgjedhjet e së dielës ka fituar pesë mandate në parlament të komunës. Në mesin e të zgjedhurve është edhe Hilmi Gashi, i cili i ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë!

„Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!“, këmbëngul Hilmiu në moton e tij në këtë pozitë. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...