Heroi shqiptar Florian Rexhepi më i shpejtë se njësia zjarrfikëse në Zvicër

Date:

Në një banesë në Bulle të Zvicrës, para disa ditësh ishte shkaktuar një zjarr. Dy djaloshë të rinj, një senegalez dhe një shqiptar, e shuan zjarrin para se të vinte njësia zjarrfikëse.
«Isha duke e ngrohur vajin në tigan të thellë. Doja të bëja patate të skuqura“, thotë qiramarrësi. „Kur u përpoqa të kontrolloja, tiganin tashmë e kishte kapluar zjarri“.

Qiramarrësi e zgjon djalin e tij, i thotë ta telefonojë policinë. „Unë menjëherë cingërrova te fqinji im për të kërkuar ndihmë“. Në polici, alarmi erdhi ën ora 21:50, shkruan „Nau.ch“, informon Shtegu.com.

Fqinji Olivier Lansana Camara (28) nuk heziton për asnjë sekondë: „E mora një pajisje për fikjen e zjarrit te shkallët dhe vrapova në kuzhinën e fqinjit tim“.

Me profesion mekanik i prodhimit, i cili me prejardhje është nga Senegali, nuk heziton për asnjë sekondë: «Fillova të spërkat shkumë shuarëse në flakë. Papritur gjithçka u mbulua nga tymi». Për shkak të dyshemesë së rrëshqitshme, qiramarrësi rrëzohet.

Jashtë, në vendparking është Florian Rexhepi (20) në veturë, me të dashurën e tij. Familja e tij jeton në katin e tretë të pallatit.

Florianit menjëherë i shkon mendja te nëna e tij. „U ngjita shkallëve dhe trokisja në çdo derë të banesave».

Kur arriti lart, ai bërtiti me zë të lartë: „Nënë, dilni shpejt, këtu po digjet“.

Atëherë, Floriani i cili me profesion është në sferën e logjistikës, shkon poshtë në katin e parë, duke rrëmbyer një pajisje të dytë për fikjen e zjarrit. «Një siguresë u bllokua, por e këputa disi sa për ta përdorë kundër zjarrit».

Floriani pa menduar fare për pasojat, futet në banesën që po digjej. Fqinji Camaro po përkujdesej për qiramarrësin që u rrëzua. Gjithnjë e më shumë po bëhej e pamundur frymëmarrja nga tymi i dendur në banesë. „Në kokë më sillej vetëm një mendim, duhet patjetër ta shuaj këtë zjarr“, thotë Floriani.

Ai e mbërthen fanellëne tij përreth gojës. „Më duhej të kollitem gjithnjë e më shumë“. Por Floriani, familja e të cilit është me prejardhje nga Kosova, nuk heziton për asnjë sekondë, transmeton më tej Shtegu.com. Me një guxim të pashoq, ai i drejtohet flakëve të zjarrit në kuzhinë me pajisjen.

Pas rreth tre minutash, Floriani e shuan zjarrin. „Na ëshët dukur se zgjati një orë të tërë“, thonë dy heronjtë e qytetit Bulle.

Katër minuta pas alarmit, në vendngjarje arriti polica, ndërsa kur arriti njësia zjarrfikës, zjarri tashmë ishte shuar.

Qiramarrësi i prekur mbeti i tronditur. „Nuk e di kur do të riparohet kuzhina“, thotë ai. „Por unë do të doja t`i falënderoja dy fqinjët e mi të rinj që më ndihmuan mua dhe familjen time me aq guxim e zemër“.

Pas përfundimit të aksionit, dy heronjtë është dashur të shkojnë në spital për kontroll.
Ata reagojnë me modesti: “Është më se e natyrshme të ndihmohet në këtë rast“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...