Han: Shpresoj në rishikimin e vendimit për negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Date:

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në fjalimin e tij të fundit para Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, në debatin e fokusuar kryesisht në Ballkanin Perëndimor shprehu keqardhjen që vendet anëtare të BE-së nuk arritën konsensus në tetor për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai sërish theksoi se me këtë veprim iu shkaktua një dëm i madh besueshmërisë së Bashkimit Europian.

Ai konsideron se BE-ja nuk mund të lejojë të drejtën që të merret me reformën e brendshme dhe madje më pas t’i fillojë proceset në rajon, sepse ka rrezik shumë të madh në ndërkohë të ndodh ngecje reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besueshmëria pësoi dëm të madh. BE-ja në botë flet për sukseset e multilateralizmit dhe ne jemi fuqi udhëheqëse në këtë, por këtu nuk arritëm të sjellim vendim. Besueshmëria jonë është dëmtuar”, u tha Han eurodeputetëve.

Ai përkujtoi se besueshmëria e BE-së është një prej përparësive të saj më të mëdha.

“Ne dhamë garancinë se kur do të realizoheshin kriteret do të fillonim negociatat. Ne nuk i respektuam premtimet tona dhe shpresoj se vendimi do të rishikohet”, theksoi ai.

Hahn përkujtoi edhe se kushtet të cilat u janë parashtruar të vendeve në qershor të vitit 2018 ishin konsensus i vendeve anëtare të BE-së, e jo të Komisionit Europian dhe se asgjë nuk u është imponuar me forcë shteteve anëtare.

Eurodeputetët i shprehën mirënjohje dhe mbështetje eurokomisionerit Hahn.

Eurodeputetja nga Letonia, nga radhët e Partisë Popullore Europiane (EPP), Sandra Kalniete tha se ndjen turp personal për shkak të vendimit të Samitit të tetorit të BE-së.

“Me vite të tëra i kam thënë ambasadorit të Maqedonisë së Veriut që zgjidhni vetëm çështjen e emrit dhe do të hyni. Dëmi mbi besueshmërinë tonë është i madh. Nëse kemi edhe një samit tjetër, në të cilin do të zhgënjehen shpresat e vendeve, kjo do të jetë katastrofike”, deklaroi Kalniete.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...