Han: Maqedonia e Veriut më e favorizuar se Shqipëria për dhënien e datës për fillimin e negociatave

Date:

 
 
2019-07-31
 
 

Eurokomisari i deritanishëm për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Han theksoi se nuk është fshehtësi se vendet anëtare të BE-së favorizojnë më shumë Maqedoninë e Veriut se sa Shqipërinë kur bëhet fjalë për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për “Standardin” austriak.

 

Sipas tij, po punohet që të dy vendet bashkërisht të marrin datë, por se Maqedonia e Veriut qëndron më mirë në sytë e shteteve anëtare të BE-së.

“Në Shqipëri, për fat të keq, në plan të parë u paraqitën probleme: opozitën nuk e kanë në Parlament, Qeveria ka probleme që ta ruajë dialogun dhe është ngritur procedurë për shkarkimin e Presidentit”, theksoi eurokomisari në largim.
Sipas tij, faktori politik në Maqedoninë e Veriut ka arritur që të zgjidhë konfliktin politik të disa dekadave dhe treguan guxim të madh politik, duke përmbyllur edhe Marrëveshjen e prespës për emrin.

Han nënvizoi se nëse së Maqedonisë së Veriut i lejohet hapja e negociatave për anëtarësim në tetor atëherë kjo sipas tij do të ndikojë pozitivisht në gjithë rajonin. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...