Han i bindur për datën në tetor: PSP duhet të vazhdojë më punë

55 Lexime

Komisari Johanes Hahn pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev ka thënë se të gjithë në BE duan që të shohin dritë jeshile për të filluar bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se është i bindur se në tetor do të jepet data për të filluar bisedimet, raporton SHENJA.

“Maqedonia Veriore ka bërë përparime dhe është koha që liderët evropiane që të njohin këtë përparim. Kam ardhur të diskutoj reformat, posaçërisht ato gjyqësore. Jeni afër të merrni një hap të madh në tetor. Është e rëndësishme të vazhdoni me reforma. Është e rëndësishme të vazhdoj puna e prokurorisë speciale. Është e rëndësishme për qytetarët që të funksionoj sundimi i së drejtës”, ka thënë komisari Hahn, përcjell SHENJA.

Ai ka thënë se viteve të fundit është treguar vullnet politik me zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë dhe Greqinë.
Sa i përket rastit “Zhvatja”, Hahn ka thënë se është inkurajuese që prokuroria ka ndërmarr menjëherë hapa për të hetuar rastin.