“Gruevski nuk është arrestuar në Hungari”

Date:

Nikolla Gruevski nuk është arrestuar në Hungari. Ministria e Drejtësisë, ka hedhur posht pohimet se ish kryeministri i Maqedonisë është arrestuar në Budapest, ashtu siç ka njoftuar “TV Srpski Kolektiv”, duke u thirrur në informata të kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq.
“Demantojmë edhe një prej shumë lajmeve të rrejshme këto ditë. I hedhim poshtë të pavërtetat e publikuara se Nikolla Gruevski është arrestuar dhe se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon ekstradim. Opinioni e ka të njohur se Ministria e Drejtësisë, menjëherë pas arratisjes së Gruevskit, që vitin e kaluar, ka dërguar kërkesë për ekstradimin e të njëjtit. Më 31 tetor të vitit 2019-të, Ministria e Drejtësisë së Hungarisë, na ka informuar se pas refuzimit të ekstradimit dokumentet janë dërguar në Prokurorinë e Hungarisë”, kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë së Hungarisë gjithashtu ka informuar se prokurori publik ka vendosur të mos hapë procedurë penale, por as ndonjë masë tjetër kundër Gruevskit. /Shenja

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...