Bayer Leverkuseni edhe më tej po ndjek rekorde me trajnerin Xabi Alonso. Me barazimin e vonë 2-2 kundër AS Roma të enjten në mbrëmje dhe finalen në Europa League, Bayeri theu një rekord europian pothuajse 60-vjeçar. Sipas Bundesligës, asnjë ekip nuk ka menaxhuar 49 ndeshje radhazi pa humbje që nga fillimi i garave kontinentale. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Benfica e Lisbonës, e cila nuk kishte pësuar humbje në 48 ndeshje radhazi midis dhjetorit 1963 dhe shkurtit 1965
Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit ende nuk mund të besonte pas gjysmëfinales së Europa League se çfarë ndodhi. Skuadra e tij rrëmbeu edhe një herë barazimin në fund të ndeshjes (2-2).
“Edhe vetë nuk e kemi të qartë se si arritëm të humbnim 2-0”, tha Granit Xhaka, i kualifikuar në finalen e Europa League pasi rrëmbeu një barazim të enjten (2-2) kundër AS Roma.
Pas 66 minutash pas dy penalltive të shënuara nga Leandro Paredes kundër rrjedhës së lojës, Leverkuseni arriti të përmbysë trendin, si shumë shpesh këtë sezon, në dhjetë minutat e fundit dhe në kohën e shtuar, për të rrëmbyer barazimin dhe për të ruajtur serinë e tyre prej 49. ndeshje pa humbje këtë sezon në të gjitha garat.
“Ne vetë nuk e dimë se si arritëm të humbim 2-0. Para se të pësonim golin e parë kishim raste shumë të qarta, në pjesën e dytë patëm raste të pastra. Por në futboll është gjithmonë kështu, kur nuk i vendosim përpara, i marrim pas”, nënvizoi Granit Xhaka, duke folur për transmetuesin RTL, transmeton portali Shtegu.
“Të arrish të rikthehesh kundër një ekipi të tillë dhe të mos humbasësh është e pabesueshme. Edhe një herë, kjo dëshirë përveç shënimit të një goli, është thjesht e pabesueshme”, tha Xhaka.
Pas dy ditëve të fundit të kampionatit – të cilin prej disa javësh është i sigurt se do ta fitojë – Bayer Leverkuseni do të luajë finalen e Europa League më 22 maj në Dublin kundër Atalanta Bergamos dhe finalen e Kupës së Gjermanisë tre ditë më vonë kundër Kaiserslauternit të ligës së dytë.
“Një finale, ne do të shkojmë atje për të fituar. Do të jetë një tjetër skuadër italiane që është shumë mirë e formuar taktikisht. Do të japim gjithçka për ta rikthyer kupën në Leverkusen”, përfundoi Xhaka.
“Lojtarët e pankinës përsëri patën një ndikim të madh”, tha trajneri i Leverkusenit, spanjolli Xabi Alonso. „Ne kemi nevojë për të“, vazhdoi ai. Për mua, nuk është kurrë e lehtë të mos luaj lojtarë që janë në formë të mirë që nga fillimi, por ata janë të gatshëm të kenë ndikim dhe i falënderoj për këtë”.

