Granit Xhaka reagon emocionalisht për dorëheqjen e vëllait Taulantit

Date:

Taulant Xhaka do të tërhiqet nga fusha e gjelbër. Kjo shkakton reagime emocionale te vëllai Graniti dhe shumë nga shokët e tij të skuadrës. Tifozët kërkojnë një nder të veçantë për të madhin e FCB

 

FC Baseli humb figurën e saj të madhe identifikuese. Taulant Xhaka (33) do t’i japë fund karrierës së tij profesionale në verë – pas më shumë se 400 ndeshjeve për FCB.

 

Veçanërisht emocionues ka qenë reagimi i vëllait të Taulantit, Granit Xhakës. Reprezentuesi zviceran ndau në Instagram: “Nuk është vetëm një emër. Është një kujtim, një ndjenjë, një histori. Disa emra zbehen, por ky mbetet përgjithmonë”.

 

Ëndrra e përbashkët e vëllezërve Xhaka për të luajtur sërish bashkë për FC Basel nuk do të realizohet më. Por Taulant Xhaka lë pas një trashëgimi mbresëlënëse te FCB, me të cilën fitoi gjashtë herë titullin e ligës dhe tri herë kupën.

 

Reagimi i thjeshtë i Shaqirit

 

Njoftimi jo vetëm që shkaktoi një reagim të fortë nga Graniti – shumë lojtarë të tjerë nderuan edhe Taulant Xhaxën. Shumë bashkëlojtarë aktualë dhe ish-shoqërues shprehën vlerësimin e tyre në rrjetet sociale. Dominik Schmid komentoi emocionalisht: „Unë nuk jam gati për këtë… 😢❤️“, ndërsa Marwin Hitz shkroi: „Të gjithë së bashku për ty“. Dhe Xherdan Shaqiri thjesht komenton një postim me fjalën “legjendë” dhe zemra kuqeblu.

 

Rrespekt për Xhakën kanë bërë edhe të mëdhenjtë e futbollit dhe ish-shokët e skuadrës si Fabian Schär, Riccardo Calafiori, Valentin Stocker dhe Zeki Amdouni. Edhe tifozët e FC Baselit shprehën mirënjohjen e tyre, madje disa kanë kërkuar që fanela me numër 34 të Xhakës të tërhiqet pas largimit të tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...