Gostivar/ Largohet nga puna profesori me 50 punime shkencore, zëvendësohet me nxënësin e tij që ia ka fal notën

Date:

18:06:34                    2018-11-23

 

 

Të enjten, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, profesori i njohur Kimet Jusufi, njëherit, kandidat për doktor shkence në fushën e astronomisë dhe fizikës teorike, ka njoftuar se është larguar nga puna si profesor në gjimnazin e Gostivarit, në të cilën ishte i punësuar me kontratë, shkruan „Tetova 1“.
Kimet Josufi, përmes këtij shkrimi rrëfen padrejtësinë që i është bërë atij:

Miq të nderuar, në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në vend që mesuesi apo pedagogu të shpërblehet për kontributin e tij shkencor, mua më vjen vendimi se jam larguar nga puna në gjimnaz. Tani më poshtë se kaq nuk besoj se biem si popull!

Po vras mendjen, ndoshta e meritova këtë sepse e paskam lodhur veten kot, gati 50 punime në revista nderkombtare për fizikë teorike ku promovova vendin, universitetin, refer në dhjetra revista ndërkombëtare, gati 9 vite kontribut në universitet si asistent, edhepse pa një rroge dhe pa një vendim.

Si rezulltat u detyrova të punoj në një shkollë të mesme për mbijetesë ekonomike. Nuk mbaron me kaq, shqiptarët të heqin prej pune edhe nga shkolla e mesme, krahasohesh me njerëz mediokër për fizikë që ua kam falur notat kaluese në universitet me dorën time.

Ky është vendi i çudirave, këtu mund të japish kontribut shkencor pa fund por nëse të mungon libreza partiake me gjasë përfundon në rrugë. Sa është numri i pedagogëve që kanë shkruar jo me shumë se 5 punime serioze për 2-3 vitetet e fundit? Tani çfar kuptimi ka të festohet kjo ditë, kur ne ende kemi mentalitet shpellarësh. Faleminderit shqiptarë!

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...