Gjurmëve të suksesit të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër

Date:

„Shisha Bar“ i Albanit është hapur më 20 tetor të këtij viti në Hinwil (foto)

 

08:55:11             2017-12-28

 

 

Shqiptari nga Kosova Alban Xheladini ka hapur një lokal „Shisha Bar“ në Hinwil të Zvicrës. Deri sa ai arriti ta realizojë ëndrrën e vet, është dashur të kalojë nëpër disa katrahura gjatë jetës.

 

Historia e Albanit është e një luftëtari të paepur që nuk dorëzohet asnjëherë. Ai është rritur në Kosovë, ndërsa ka punuar si infermier. Në vitin 2002 vendoset në Zvicër, për shkak të historisë së dashurisë. Përpos bashkëshortes së tij, ai këtu nuk ka askend tjetër. Albani i përkujton çastet vendimtare, kur kishte qëndruar i ulur vetëm në një tavolinë në restorant. Këtu gjithçka është më ndryshe se në vendlindjen e tij, shkruan në një artikull të saj, e përditshmja zvicerane „zueriost“, përcjellë „Shtegu.com“. Këtu nuk mund ta ushtrojë mëtutje profesionin e vet. Atëbotë, ai i kishte thënë vetvetes: „Ose tani do ta shtyp gazin, ose nuk ke tjetër rrugëdalje përpos se të kthehesh në Kosovë“. Dhe, pa një, pa dy, Albani vendosë që të fillojë betejën për një jetë të re në Zvicër.

 

 

Fillimisht punoi si enëlarës. Pas pak kohësh, vjehrri e kishte pyetur nëse do të dëshironte të punonte së bashku me te. Babai i bashkëshortes së vet punon në sipërmarrjen për ndërtimtari „Gadola“. Albani aty mësoi shumë gjera për ndërtimtari dhe puna i pëlqente pa masë. Por, dikur iu dukë sikur monotone që të punonte gjatë tërë muajit që në fund t`i paguajë faturat e nevojshme. Ai donte më tepër. Në këtë mënyrë, Albani themeloi sipërmarrjen e vet për ndërtim. Në ndërkohë, ai u bë prind i tre fëmijëve, u bë pronar i dy firmave personale duke punësuar hiq më pak se 25 punëtorë, në mesin e të cilëve edhe ish udhëheqësin e „Gadola“. Albani 35-vjeçar e mori tatëpjetën.

 

 

Albani nuk u kënaq me kaq, pasi nuk e linte të qetë afiniteti për punë. Pas punës së kryer, ai shpeshëherë shkonte me shokë në një lokal „Shisha Bar“. Aty u frymëzua që edhe personalisht ta hapë një lokal të ngjashëm. Në rrugën „Zürichstrasse 57“ ai e gjeti një lokal të përshtatshëm, të cilin personalisht ia kishte ndërtuar një tregtari të perimeve. „Kohëve të fundit nuk e kemi parë aq shpeshë“, ka pohuar bashkëshortja e Albanit. Hapësira prej 400 metrash katrorë tashmë është e përfunduar dhe „Shisha Bari“ është hapur. Por, këtu nuk do të shërbehen pije alkoolike.

 

 

 

„Nga njëra anë për shkak të besimit fetar, ndërsa nga ana tjetër për shkak të problemeve më të vogla në mesin e mysafirëve, kur nuk shërbehen me alkool“, thekson Albani. Po që se mysafirët megjithatë kërkojnë alkool, Albani nuk do të ndryshojë qëndrimet e veta. „E dua një lokal të qetë dhe komod“, vazhdon më tej Albani.

 

 

 

Lokali „Shisha Bar“ mban emrin „Mari“ qê rrjedhê nga inspirimi i djalit tê Albanit, Amari dhe do tê duhet tê jetê vendi i pikêpjekjes. Nê fokus janê kryesisht shishat, ndêrsa nuk mungon edhe zgjedhja e madhe e „duhanit“. Varêsisht nga dêshira e mysafirit, mund tê shijohen aromat e vanilês, luleshtrydhes apo shalqirit. Aroma e preferuar e Albanit êshtê ajo e nenexhikut tê portokallit. Çdo „duhan“ me nikotin apo pa te, sipas dêshirês do tê mbushet nê njê mollê tê thellê me madhêsi tê dorês. Pêrsipêr vendosen gaca.

 

Pêrmes njê procedure speciale, do tê shfaqen aroma speciale. Lokali êshtê hapur para disa javêsh, ndêrsa êshtê pêrkrahje ka marrê nga rrejti i miqve tê vet. „Shumica e tyre kanê bêrê reklama nêpêr rrjetet sociale“, ka pêrfunduar Albani. Tani, ai nuk mendon mê pêr kthim nê Kosovê. Ai êshtê shumê i lumtur pêr sfidat e reja, edhe pse êshtê i vetêdijshêm se nuk êshtê edhe aq e lehtê tê mbahet familja, dy sipêrmarrje ndêrtimi dhe njê lokal „Shisha Bar“. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...