Gjon Muharremaj e kualifikon Zvicrën në finalen e „Eurovizionit gjerman“

Date:

Zvicra dhe Islanda janë ndër pjesëmarrësit në finalen gjermane ESC të organizuar nga ARD, të shtunën e ardhshme. Vendet e tjera pjesëmarrëse janë Azerbajxhani, Bullgaria, Danimarka, Italia, Lituania, Malta, Rusia dhe Suedia.

Dhjetë finalistët u përcaktuan mëngjesin e hershëm të së dielës, në fund të shfaqjes pothuajse katërorëshe „World Wide Wohnzimmer – das ESC-Halbfinale 2020“. Shfaqja nga Këlni me ndërhyrje të Peter Urban në Hamburg, luftoi me probleme tonaliteti te disa këngë. Fitore për Zvicrën dhe këngëtarin shqiptar Gjon Muhareemaj, i njohur si Gjon’s Tears, me baladën e tij melankolike «Répondez-moi».

Konkursi i rregullt i këngëve të Eurovizionit në Roterdam u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit. Më 16 maj, programi zëvendësues i ESC tani përfshin, përveç të tjerash, një shfaqje në të cilën shikuesit gjermanë zgjedhin „fituesin e tyre të zemrës“.

Shfaqja „Eurovision Song Contest 2020 – The Finale German“ do të moderohet nga Barbara Schöneberger në 16 maj në mes 20:15 dhe 21:55. drejtpërdrejt nga Elbphilharmonie përpara vendeve boshe, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Më pas, mund të shihet një shfaqje ndërkombëtare për zëvendësim pa votim, e quajtur „Europe Shine A Light“.

Vendet, artistët dhe këngët janë:

– BULLGARIA: Victoria «Tears getting sober»
– DANIMARKA: Ben & Tan «Yes»
– LITUANIA: The Roop «On fire»
– ITALIA: Diodato «Fai Rumore»
– RUSSIA Little Big «Uno»
– MALTA Destiny «All of my love»
– ZVICRA Gjon’s Tears «Répondez-moi»
– ISLANDA: Daði Freyr og Gagnamagnið «Think about things»
– SUEDIA: The Mamas «Move»
– AZERBAIXHANI: Efendi «Cleopatra»

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...