Gjobitet zvicerani që abuzoi seksualisht gomaricën

Date:

16:30:20              2019-04-29

 

Në një stallë kafshësh në Triesenberg (FL), nga mesi i muajit shkurt, një zviceran ka abuzuar seksualisht me një gomaricë. Tani ai është dënuar.

Të hënën në mëngjes, shtetasi 38-vjeçar zviceran është dashur të përgjigjet para gjykatës për mizorinë e kafshëve në Lichtenstein, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Ai u kap „me pelë përt dore“ më 15 shkurt të këtij viti në një stallë kafshësh në Triesenberg (FL), pasi ai abuzoi seksualisht me një gomaricë. Ishin vetë pronarët e bagëtive që e befasuan zviceranin dhe më pas, e alarmuan policinë. Ata e mbajtën dhunesin derisa arritën forcat policore.

Zvicerani i ka pranuar të gjitha, raporton gazeta „Vaterland“, informon Shtegu.com. Procesi gjyqësor ka qenë i izoluar nga opinioni. Sipas gjykatëses, rasti do të prekte shumë zonën intime të të akuzuarit.

Zvicerani u dënua me një gjobë të kushtëzuar prej 2100 frangash, me një periudhë provuese prej tre vitesh. Përveç kësaj, ai do t`i paguaj edhe shpenzimet gjyqësore, që arrijnë shumën prej rreth një mijë frangash.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...