Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e djeshme.Dy person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje jo të mirë shendetësore pas një konflikti me armë në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë.
Lajmi.net mëson se person që mbeti i vrari në vendin e ngjarjes është B. Mehmeti, rreth 40-vjeçar.Ndërsa 47-vjeçarn, M. Rafunën ndërroi jetë në sallën e operacionit pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra, raporton lajmi.net.
Duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë dy të afërm të familjes Rafuna, bëhet fjalë për 76-vjeçarin me inicialet G.R., dhe 51-vjeçarin F.R.Motivet e ngjarjes së kobshme thuhet se kanë të bëjnë me cështje pronësore.
Ngjarja tragjike ndodhi në mes dy familjeve Rafuna dhe Mehmeti, të cilët janë bashkëpronarë të një ndërtese në Prishtinë.
Ata, thuhet se kanë pasur konflikte edhe më parë lidhur me objektin banesor. Së fundmi, Zyra e Kadastrës në Komunën e Prishtinës kishte bërë edhe ndarjen e hapësirave që u takon secilës prej familjeve, por mesa duket konflikti midis tyre nuk ishte shuar.
Dy anëtarët e familjeve fillimisht janë përleshur fizikisht përshkak të vendosjes së disa blloqeve në pronën e familjes Rafuna nga familja Mehmeti.Momenti i gjuajtjes me armë, vrasjes dhe plagosje ishte incizuar nga qytetarët, por edhe nga kamerat e sigurisë që gjenden në atë pjesë.
Videot filmike treguan pamje të rënda të personave të shtrirë në rrugë të mbuluar tërësisht nga gjaku.Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka lokalizuar vendin dhe është arrestuar personi që në video shihet duke gjuajtur me armë.
Bilanici i të arrestuarve nga policia deri më tash është tre.