Edhe një vrasje e të moshurve në Zvicër
18:04:38 2018-01-20
Mbrëmjen e së premtes, një 77-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e vet 73-vjeçare. Pas krimit të kryer ai është arrestuar pa ndonjë rezistencë.
Mbrëmjen e së premtes, një burrë 77-vjeçar ka vrarë gruan e tij 73-vjeçare në banesën e tyre të përbashkët në Stansstad të Zvicrës. Pas kësaj, ai i është dorëzuar policisë zvicerane. Motivi dhe arsyet e këtij krimi mbeten të paqartë.
Pensionisti zviceran, i ishte lajmëruar policisë rreth orës 19.30, mbrëmjen e së premtes. Ai ka informuar se në banesën e tyre të përbashkët ka vrarë bashkëshorten e tij. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të moshuarin.
Në banesë, ata kanë hasur në një person të pajetë të gjinisë femërore, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë Shtegu.com. Ekipi mjekësor i emergjencës ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen e gruas 73-vjeçare.
Sipas informatave policore, motivi dhe arsyet e këtij krimi mbeten çështje e hetimeve të mëtutjeshme. Hetimet do të zhvillohen nga Prokuroria e Nidwaldenit në bashkëpunim me policinë, të përkrahur nga Instituti për mjekësi ligjore dhe Institiuti i forenzikës në Cyrih. (Shtegu.com)