Gjermani: Theret për vdekje një refugjat shqiptar
14:58:24 2016-02-11
Mëngjesin e sotëm (e enjte), rreth orës 03.00, një grua ka lajmëruar policinë gjermane në Lütjenburg, duke pohuar se në një banesë fqinje të banuar me refugjatë, një person i therur me thikë është shtrirë përtokë dhe është duke kërkuar ndihmë. Por, në vendngjarje është konstatuar vetëm vdekja e personit në fjalë. Bëhet fjalë për një ndërtesë të banuar kryesisht me refugjatë, në të cilën kishte shpërthyer zënka në mes të dy refugjatëve shqiptarë, me ç`rast njëri nga ta është goditur dy herë me thikë, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse. Një shqiptar 29-vjeçar si i dyshuar kryesor është arrestuar menjëherë, ndërsa policia ka marrë si dëshmitar edhe një person 24-vjeçar në afërsi. Komisioni mortor i policisë së krimeve në Kiel i ka filluar menjëherë hetimet, ndërsa do të përkrahet në vendngjarje nganjë ekip për krim teknikë, thuhet më tej në komunikatën e policisë, njofton „Shtegu.com“. Për momentin nuk ka më tepër të dhëna rreth krimit makabër.
Në këtë ndërtesë në Lütjenburg është therë për vdekje shqiptari 34-vjeçar