Gjermani: Arrestohen tre shqiptarë me dy milionë euro lëndë narkotike

Date:

15:00:33                2016-09-21

 

 

 

 

 

 

Gjatë një bastisje në një garazhë veturash në Hannover të Gjermanisë, policia ka konfiskuar gjysmë tonelate marihuanë. Lënda narkotike e zbuluar gjatë ditës së hënë, në tregun e zi ka një vlerë prej rreth dy milionë eurosh, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, njofton „Shtegu.com“. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar pesë persona. Policia ka zbuluar katër persona në një garazhë veturash, të cilët kanë qenë duke përgatitur paketimin e pakove të vogla nga një pako e rëndë 30 kilogramë. Gjatë kësaj, autorët kanë përdorur një makinë paketimi për ta përpunuar më shpejtë lëndën narkotike.

 

 

 

 
Bëhet fjalë për një shtetas 35-vjeçar malazez, i njohur për policinë edhe për delikte të mëhershme, si dhe tre shqiptarë të moshës prej 33-, deri 39-vjeçare. Vëllai i malazezit është arrestuar në banesën e tij në Hannover, pasi dyshohet se edhe ai ka qenë pjesë e këtij grupi të rrezikshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...