20:05:25 2019-03-01
Gjatë një kontrolli në një bodrum për mbrojtjen e ajrit të pastër në Shtutgart, zyrtarët gjermanë të doganave kanë zbuluar pesë punëtorë të paligjshëm, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Sipas zyrës doganore, personat nga Serbia dhe Maqedonia, kanë jetuar ilegalisht në Gjermani dhe kanë punuar në sferën e gjipsit të thatë, për një kompani ndërtimi në Shtutgart. Para inspektimit të enjten, ata ishin zënë me pjesën e brendshme të ndërtesës mbi bodrumin e vjetër të mrojtjes së ajrit.
Tashmë, ata do të duhet të largohen menjëherë nga territori gjerman. Kundër kontraktorit do të hetohet për punësim të paligjshëm të huaj.

