Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, LDSHM thirrje për riorganizimin e diasporës

111 Lexime

Aksionet e fundit të policisë së RMV kundër të rinjve shqiptarë për diasporën shqiptare janë të papranueshme! Kjo metodologji e errët komuniste të ndërpritet menjëherë, thuhet në reagimin e Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM).

Kjo Lëvizje do të njofton qendrat e vendosjes në Washington, Berlin, Paris, Londër, Romë, se kjo qeveri ka dështuar! Reformat e premtuara janë vetëm fjalë boshe, marrëdhëniet ndërnacionale po acarohen dukshëm, sepse gjykata mono etnike për vepër të njëjtë, shqiptarëve ua jep dënimin maksimal, ndërsa sllavo folësve dënimin minimal!

“Kjo tregon se ky vend ka marrë tatëpjetën dhe duhet patjetër ndërmerren masa sa nuk është bërë vonë! Ky vend nuk meriton të bëhet pesë e UE me këtë qasje fashiste të gjykatësve sllavo folës ndaj shqiptarëve! Diaspora të organizohet! Ftojmë mërgatën shqiptare ku do që ndodhet, të riorganizohet, që të jemi të gatshëm për çdo eventualitet që kërkon vendlindja, ngase ky nënçmim, këto fyerje që po na e bëjnë pushtetarët aktual nuk mund të kalojnë sikur nuk i shohim!”, thekson LDSHM.