Gjelit në Zvicër i caktohet orari se kur guxon të këndojë

237 Lexime

16:46:50                 2019-07-08

 

Në Gjykatën e Cyrihut, fqinjët u ankuan se një gjel po kokoriste shpesh dhe më zë të lartë. Koteci i pulave mund të qëndrojë edhe më tej, por gjelit i është caktuar një orar për të kënduar.

Një gjel „këngëtar“ duhet t’i përmbahet një orari në një komunë të Cyrihut. Nga ana tjetër, pulat mund të kokorisin sa herë të duan. Ky është vendimi të cilin e ka marr një gjykatë në Cyrih. Fqinjët kishin dhënë vërejtje se gjeli po këndonte 14,5 herë në orë për disa ditë, bile ndonjëherë edhe 44 herë. Një paditës, me një app përmes dritares së tij të kuzhinës, në rreth 15 metra largësi ka matur një zhurme prej 84 decibelësh.

Për këtë rast ka raportuar të hënën „Neue Zürcher Zeitung“, informon Shtegu.com. Dhjetë pula dhe gjeli mbahen në një „rrethinë të karakterizuar nga shtëpi, me një familje me traditë bujare“. Sipas gjykatës, në këtë zonë banimi lejohet mbajtja e kafshëve sa për hobi.

Leja e ndërtimit për kotecin e pulave ishte dhënë pjesërisht më vonë, por një prishje e tij nuk është në diskutim. Disa fqinjë kishin shpresuar të shkonin në gjykatë me synimin e tyre që ta ndalonin gjelin të këndojë.

Në pikën e fundit, gjykata solli një vendim që nuk iu përshtatej. Gjeli duhet t`i përmbahet një orari për të dal jashtë kotecit. Ditëve të punës, gjelit i lejohet të dal jashtë kotecit nga ora 8 dhe të dielave nga ora 9 deri në orën 22. Në pjesën tjetër të kohës, sipas vendimit, ai „do të mbahet në një vendqëndrim të errët“. Përveç kësaj, koteci duhet të jetë „mjaft i përshtashëm për jetesë“.

Për gjykatën është e qartë se qëndrimi i „pulave dhe, në veçanti të gjelave, natyrisht se krijon ndotje“. „Përmes kokorisjes dhe zhurmës, ato prodhojnë pleh, i cili duhet të ruhet për një kohë të caktuar dhe të largohet në mënyrë të rregullt“. Megjithatë, fqinjët nuk ishin ankuar për kundërmim të gazrave. Procesi gjyqësor, atyre iu kushtoi 5200 franga zvicerane. (Shtegu.com)