Në periferi të kryeqytetit helvet, në Bolligen të Bernës, gjatë fetstës ka ndodhur një krim: një burrë e ka plagour rëndë me armë një grua. Pak më vonë viktima ka ndërruar jetë në spital.
Të premten, pak pas orës 14, Policia e Kantonit të Bernës u informua se një burrë kishte qëlluar një grua në Bolligen. Siç shkroi në një deklaratë për shtyp Policia e Kantonit në Bernë , më pas u arrestua një burrë 34-vjeçar.
Akti i përgjakshëm ndodhi në një apartament në rugën Hühnerbühlstrasse, informon Shtegu.com. Gruaja u plagos rënd ë dhe asaj mbrëmje ajo vdiq në spital.
Identifikimi zyrtar i të ndjerës është ende në rrjedhë e sipër. Megjithatë, sipas policisë ka indikacione se kush mund të jetë gruaja.
I dyshuari është në paraburgim. Bëhet fjalë për zviceran. Hetimet e mëtejshme mbi rrethanat e të shtënave dhe ngjarjes janë duke u zhvilluar nën drejtimin e zyrës së prokurorit publik përgjegjës.

