Në Friedberg të Gjermanisë u përhapën zërat rreth asaj se kush do të merrte lokalin tradicional Zieglerbräu në Marienplatz, i cili në verë është dashur të mbyllet
Tani është e sigurt: Mikpritësi i ri është Ilir Seferi nga Augsburgu. Ai tashmer ka filluar me daten 13.12.2020.
Ajo që jo shumë njerëz më e dinë: Iliri jetonte dhe punonte në Friedberg.
Që nga viti 2006, në Augsburg shqiptari 48-vjeçar menaxhon Ochsen në Göggingen dhe Haunstetter Hof.
Në Friedberg ai dëshiron të vleresohet me një ofertë shvabo-bavareze.
Restoranti gjithashtu dëshiron të ofrojë ushqim për të marr me vete. „Menyja e vogël klasike e shtëpisë së tavernës“, siç e quan ai, përfshin mish derri të pjekur, ragout të mishit të drerit te eger, sallata gjahu, djathë dhie, burger i fermerit malor për të rinjtë dhe një pjatë vegane siç është Curry-perime.
Restoranit prestigjioz ka pasur periudha të vështira. Pasi në fund të vitit 2015 pronarët e njohur për një kohë të gjatë Gisela dhe Ferdinand Steiner dolën në pension, Hasen-Immobilien rindërtoi Restoranin Tradicional e lënë ndër vite. Franz Wirt dhe Karlheinz Lacker atje filluan në shtator të vitit 2016, por dështuan relativisht shpejt.
Pastaj u transferua Sonja Gerster me kulinarinë homemade të shijes; por duhej të mbyllej në verën e vitit 2020.
Si eshte e mundur qe Iliri të gjallerojë atë në të cilën të tjerët dështuan – bile mu në mes të krizës së koronavirusit, shtron pyetjen „Augsburger Allgemeine Zeitung“?
Ai thotë: “Nëse të gjithë tani e fusim kokën në rërë, kjo nuk do të sjell asgjë. Friedbergu e meriton Restaurantin Zieglerbräu dhe Zieglerbräu meriton një gastronom të përkushtuar.
”Në të vërtetë, gastronomi shqiptar sjell përvojë disavjeçare, ka punuar për një kohë në Hofbräuhaus të Mynihut dhe gjithashtu drejtoi një lokal në kryeqytetin e landit.
Vëllezërit Seferi njihen si gastronomë të shquar në rajonin e Augsburgut dhe më gjerë, informon Shtegu.com.
Ilir Seferi, më i madhi nga tre vëllezërit me prejardhje nga Prekazi legjendar, tani operon me Gögginger Ochsen dhe Hotelin Haunstetter Hof në mënyrë të pavarur dhe te veqant nga dy vëllezërit e tij, Fatmiri dhe Fatoni, të cilët në Augsburg drejtojnë Gersthofen dhe në Ulm Zeughausstuben, König von Flandern, në Augsburg Hotel Sonnenhof dhe filialet e Café-Kette Henry’s.
Foto e hapjes: I pranishëm edhe kryetari Roland Eichmann
Në vitet 1990, Iliri u largua nga Kosova. Si i ri, Ilir Seferi jetoi për pesë vjet në Bauernbäustrasse në Friedberg, punoi si kamarier në Gambrinuskeller dhe gjithashtu ndihmoi vazhdimisht në Zieglerbräu.
Nga ajo kohë ai ka ruajtur një foto që tregon atë (më vonë u bashkua me CSU) me politikanët
Eduard Oswald (ish Minister i Ndertimit atebote) dhe Albert Kling-kryetari i Friedberg
Në të njëjtën kohë, ai premton kuzhinë me cilësi të lartë. Gjithçka përgatitet nga kuzhinierët e tij personalisht në vend, komoditeti është tabu, përbërësit/produktet janë të gjithë rajonalë, siç është mishi i derrit të ushqyer natyrshem nga rajoni.
Ai nuk ka ndonjë problem me personelin, siç kanë shumë lokale. Ai i ka punësuar dy “udheheqes të lartë” Vetoni dhe djali i tij janë në vitin e tretë të trajnimit shumëpremtues.
Gazetarëve gjermanë, Iliri u ka thënë se për Friedberger Zieglerbräu ai ishte interesuar disa vjet më parë. Por bisedimet në atë kohë ishin të ngadalshme.
Tani ai është i lumtur që gjithçka funksionoi si duhet. „Friedberg është si një vendlindje e vogël për mua“.
Pjatën e parë gjate ceremonisë së hapjes e pranoi kryetari i Friedbergut Roland Eichmann i cili iu falënderua për guximin që në kohë të pandemisë bëhet në Friedberg.
„Kjo motivon shumë njerëz“, pohon Eichmann
Menjëherë të hënën më datë 14.12.2020 u zhvillua një takim në zyrën e kryetarit të komunës në shenjë nderimi për mikpritësin dhe shefin e ri në Zieglerbräu, Ilir Seferi.
Foto e vitit 1997: Në mes Eduard Oswald (ministër i ndërtimit), majtas Albert Kling, atëbotë kryetar
Përndryshe, Ilir Seferi është bashkthemelues dhe zëvendëskryetar i Fondacionit Besa (Besa Foundation) që po jep një kontribut marramendës për Kosovën. Shoqata është një shoqatë jo-partiake e personave. Ajo ndjek ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt qëllimet e bamirësisë brenda kuptimit të seksionit „Qëllime të privilegjuara nga taksat“ të Ligjit tatimor. Fondacioni Besa eshte rrjeti i pare i bizneseve shqiptare.
Suksesi i vëllezërve Seferi, nga enëlarës në gastronom të njohur




