Gjatë xhirimit të Winetou, Nik Xhelilaj ka vuajtur për një kafshatë bukë

Date:

05:14:08        2016-01-12

 

 

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj (32), të cilit iu besua roli i Winetous së famshëm, këtë rol e ka cilësuar si rraskapitës. „Për mua ka qenë një makth“, ka deklaruar Xhelilaj gjatë të hënës, me rastin e pranimit në „FilmFernsehFonds Bayern“ (FFF) të Agjencisë telegrafike gjermane të lajmeve DPA, në Mynih.

 

 

„Asgjë nuk ka qenë e lejuar, vetëm proteina, pa sheqer, bile edhe lëngjet e portokallit kanë qenë të ndaluara, a nuk është kjo çmenduri?“.

 

 

Kësaj diete duhet shtuar edhe ushtrimet e forta, pasi Xhelilaj është dashur të krijojë një figurë të bukur në pjesën e zhveshur të lartë të trupit, në këtë film të TV gjerman RTL. Pas pesë muajve të plota, më në fund dieta u shpagua: „E hëngra një ëmbëlsirë me banane dhe çokollatë“, ka rrëfyer Niku për „Berliner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Ai nuk dëshiron të praktikojë një regjim të tillë ushqimi, pasi: „Ne jemi njerëz dhe duam t`i shijojmë të gjitha që na rrethojnë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...