07:21:19 2016-01-12
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, deri të premten do të duhet të emërojë pasardhësin e tij. Deri më tani, ai ka udhëhequr në mënyrë arbitrare e korruptive
Në kohët e luftërave të periudhës pas sundimit të Aleksandrit për marrjen e tronit, pasuan tronditje të forta në Maqedoninë antike. Por, edhe sot po shkaktohen drama të vrëteta. Në vitin 2004, kryetari i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski u rrëzua me avion dhe humbi jetën. Nga ana tjetër, ndryshimet të cilat priten të ndodhin ditëve në vijim, nëkëtë shtet të Europës Juglindore, nuk janë aq të rrezikshme. Deri më 15 janar, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 24 prill 2016, kryeministri Nikolla Gruevski duhet të japë dorëheqje. Me siguri se ai është kryeministri i parë në botë i një qeverie, i cili ka nënshkruar dorëheqjen e tij. Kjo dorëheqje është si akt simbolik i „kulturës“ së „sistetmit Gruevski“, i cili është në përfundim e sipër. Dorëheqja është pjesë e marrëveshjes, e cila nën udhëheqjen e mediatorit të BE-së, Johannes Hahn ishte nënshkruar e negocuar me opozitën social-demokrate.
Përskaj BE-së, rol të madh kanë luajtur edhe SHBA-të. Kryeministri Nikolla Gruevski, të hënën ka udhëtuar për në Uashington, te nënkryetari Joe Biden. Për SHBA-të është me rëndësi që ndikimi rus në Ballkan të mos jetë më i madh, ndërsa Gruevski personalisht po përpiqet që ta shpëtojë lëkurën e tij.
Prokuroja e re speciale, Katica Janeva tashmë i ka hetuar dokumentet e 20 mijë përgjimeve ilegale të qytetarëve. Protokolli i përgjimeve i cili u publikua nga opozita, dëshmojnë për shtrembërimin e shtetit juridik, duke politizuar administratën dhe duke isntrumentalizuar strukturat e sigurisë ndaj kundërshtarëve. Formimi i Prokurorisë speciale është inicuar nga Komisioni Europian për të parandaluar rezistencën masive. Por, mbetet e paqrtë nëse proceset do të fillojnë para zgjedhjeve. Janeva është duke hetuar edhe kundër falsifikimit të zgjedhjeve të fundit, me ç`rast ishin përdorur letërnjoftime të rreme. Mbetet e paqartë nëse partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE nacional-konservative, do t`i fitojë zgjedhjet apo jo. Vetë partia është e bindur në fitore dhe me këtë rast Gruevski do të mund të kthehej sërish. Gjasat për një fitore të tillë, nuk janë të dobëta, pasi shumica e shtetasve nga shteti i Europës Juglindore do të votojnë në zgjedhje üër të fituar ndonjë vend pune në administratë apo për të arritur deri te ndonjë banesë.
Për këtë, për Komisionin Europian është me rëndësi që shtetasit e Maqedonisë, kësaj radhe para zgjedhjeve, të fitojnë përshtypjen se zgjedhjet do të jenë korrekte, se bëhet fjalë për zhvillimin e vendit e nuk do të bëhet fjalë vetëm për politikën klientele. Deri më 24 prill do të duhet të bëhet edhe shumë, ndër të tjera, edhe aktualizimi i listave zgjedhore, të cilat në shumë raste, përfshijnë edhe emrat e të vdekurve, shkruan „Der Standard“, njofton „Shtegu.com“. Shumica e analistëve në Shkup mendojnë se një gjë e tillë është e pamundshme. Duke u mbështetur nga ky fakt, është e mundshme që zgjedhjet të shtyhen për më vonë, por për Gruevskin është më mirë që të respektohet afati i planifikuar.

