GËZIM I PAPËRSHKRUESHËM: Hiqet ndalesa në Vuhan, mijëra qytetarë largohen

109 Lexime

Pas heqjes së ndalesës për t’u larguar nga vendi për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, mijëra qytetarë morën rrugën për të dal nga qyteti i Vuhanit në Kinën qendrore. Turmat u mblodhën në stacionin e trenit Vuchang, mëngjesin e së mërkurës, njoftuan reporterët e AFP, informon Shtegu.com. Gjatë ditës, nga qyteti pritet të largohen dhjetëra mijëra banorë.

„Vuhan meriton të quhet Qyteti i Heronjve. Banorët e Vuhanit meritojnë të quhen heronj”, jehonte nëpër stacion. Ndalesa për banorët e qytetit u hoq të mërkurën në mbrëmje (18:00 – CEST). Qeveria vlerëson se të mërkurën do të largohen 55,000 banorë nga qyteti. Fluturimet nga aeroportin ndërkombëtar në Vuhan gjithashtu janë planifikuar të rifillojnë të mërkurën në mëngjes, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

„Vuhan humbi shumë në këtë epidemi dhe njerëzit paguan një çmim të lartë“. tha një 21-vjeçar në Vuhang Station, i cili ishte duke shkuar për t’u rikthyer në punën e tij në restorant në Shanghai. „Tani që është hequr ndalesa, të gjithë jemi mjaft të lumtur“.

Rastet e para në botë të infeksionit me virusin e koronës së re u raportuan nga metropoli industrial në fund të dhjetorit. Kryeqyteti i provincës së Hubei ishte qyteti i parë kinez që u mbyll plotësisht në 23 janar për shkak të përhapjes së patogjenit, më vonë pasoi pothuajse e gjithë krahina. Situata është lehtësuar dhe që nga fundi i marsit autoritetet kineze kanë ndaluar gradualisht masat e izolimit.

Në Kinë, sipas shifrave zyrtare, më shumë se 81,000 persona kontraktuan virusin e korinës, dhe më shumë se 3,300 persona vdiqën. Shumica e rasteve ishin regjistruar në Hubei. Kohët e fundit, autoritetet kineze kanë forcuar masat ndaj personave që vijnë nga jashtë – nga frika e një vale të dytë të infeksionit.